Zjarret, problem mungesa e shkallëve të emergjencës dhe sistemi mbrojtës

Sipas ekspertëve, zjarri i një dite më parë në një pallat 13 katësh nxjerr në pah dy problematika në masat mbrojtëse ndaj zjarrit: Mungesa e shkallëve të emergjencës në pallate, si dhe mos pajisja me sistem mbrojtës ndaj zjarrit të hapësirave të përbashkëta.
Vendi ynë ka një rregullore të vitit 1982 mbi masat mbrojtëse kundër zjarrit në projektimin e ndërtesave të çdo lloji. Në nenin 49 të saj përcaktohet qartësisht domosdoshmëria që të gjitha ndërtesat industriale ndihmëse dhe shoqërore më të larta se 10 metra duhet të ketë shkallë të jashtme zjarrfikëse.
Sipas kësaj rregullore, që mbetet ende në fuqi pavarësisht vjetërsisë së saj, në ndërtesat shoqërore dhe ndihmëse largësia në mes të shkallëve zjarrfikëse nuk duhet të jetë më tepër se 150 metra, sipas perimetrit me përjashtim të shkallës kryesore, duke dhënë dhe specifikimet teknike për kalimin e tubit të ujit me diametër 77 milimetër.
Mungesa e këtij standardi u konstatua edhe në ngjarjen e fundit nga zyrtarët e zjarrfikësve.
Sipas ligjit të vitit 2009, “për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit” në 4 nene të tij përkufizohet si normë detyruese mbrojtja ndaj zjarrit, inspektimi i subjekteve shtetërore për marrjen e këtyre masave dhe zbatimi i standardeve minimale të administrimit nga ana e bashkëpronarëve për te ruajtur banesat nga çdo zjarr i mundshëm.
Ballkanweb.com
Add new comment