Gratë në politikë, raporti: Shqipëria e 84-a mes 100 vendeve

Postuar në 04 Mars, 2012 12:56

 Shqipëria e cila ka vetëm një ministre në një kabinet prej 15 anëtarësh renditet e 84-a mes më shumë se 100 vendeve të botës përsa i përket pjesëmarrjes së grave në qeverisje dhe e 82-ta për pjesëmarrjen e grave në parlament, ku janë vetëm 22 gra nga 140 deputetë që ka gjithsej Kuvendi i Shqipërisë. 

Një raport i ri arrin në përfundimin se numri i grave të përfshira në politikë në të gjithë botën është mjaft i pakët, me përjashtim të vendeve nordike, të cilat sipas raportit kanë barazi gjinore.

Raporti i Unionit Ndërparlamentar një organizatë ndërkombëtare që bashkëpunon me OKB-në dhe ka qendrën në Gjenevë thotë se, numri i grave të zgjedhura në parlament vitin e kaluar nuk përjashton aspak ndryshimet dramatike politike në shumë pjesë të botës. 

Raporti arrin në përfundimin se vitin e kaluar numri mesatar i grave të zgjedhura në parlament në shkallë globale ishte vetëm 19,5%. Po sipas këtij raporti në botë sot më pak se një ndër 5 parlamentarë janë gra.

Raporti thotë se, bota arabe ka mesataren më të ulët rajonale të pjesëmarrjes së grave me 10% dhe numri i grave në qeveri nuk ka ndryshuar që nga vitit 2005, me vetëm 7%. Megjithëse zhvillimet në Afrikën Veriore dhe botën arabe kanë krijuar valë ndryshimi kudo nëpër botë, ato nuk kanë mundur të tronditin sistemin e vjetër politik. Në raport thuhet se mjeti më efektiv për përfshirje më të madhe të grave në politikë aktualisht janë kuotat, një numër i caktuar paraprakisht për pjesëmarrjen e grave në jetën politike.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.