Greqi, 74% e qytetarëve e duan Papandreun në burg

Postuar në 05 Mars, 2012 10:05

3 në 4 grekë duan që ish-kryeministri, Jorgo Papandreu, të shkojë në burg si dënim për gjendjen aktuale të vendit, si dhe për problemet dhe vështirësitë që hasin cdo ditë. 

Shumica dërrmuese e qytetarëve grekë bën përgjegjës për rënien ekonomike të vendit, ish-kryeministrin Papandreu duke kërkuar që ai të dënohet për këtë. 

74% e të pyeturve mendon se ish-kryeministri “të paguajë”, dhe për këtë ka vetëm një interpretim; gjykatë të posaçme, dënim dhe burg. 

Rezultatet e tjera të sondazhit të dytë të realizuar nga kompania ALCO për llogari të websitit newsbomb.gr thonë se: 

- 8 nga 10 grekë besojnë se ish kryeministri Jorgos Papandreu shiti sovranitetin e Greqisë 

- 6 nga 10 grekë besojnë se kryeministri aktual Lukas Papadhimos iu shërben ekskluzivisht interesave të kreditorëve të Greqisë. 

 

Anila Jole 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.