Pasojat e krizës, përgjysmohet tregu i makinave në Greqi

Shitjet e makinave në Greqi ranë me më shumë se 50 për qind, muajin e kaluar, duke vënë në dukje edhe një tjetër industri që është futur në krizë për shkak të recesionit të theksuar të vendit. Mjaft kompani të këtij sektori janë duke u mbyllur për shkak se grekët po shesin edhe makinat e tyre të vjetra, pa mundur t'i zëvendësojnë ato me të reja.
Duke marrë për referencë shitjet vjetore mesatare të dhjetë viteve më parë, 2011 ka pasur 65 për qind shitje më pak. Por, sipas pronarëve të këtyre kompanive, dy muajt e fundit kanë qenë më drastikët, për shkak se në shkurt, krejt tregu i makinave ka qenë me 82 për qind më pak shitje sesa mesatarja.
Përpara krizës që goditi në vitin 2009, në Greqi shiteshin 300 mijë makina çdo vit.
Albanian Screen
Add new comment