Afganistan, NATO kërkon falje për djegien e Kuranit

Postuar në 21 Shkurt, 2012 10:04

Komandanti i trupave të NATO-s në Afganistan ka kërkuar falje për shkatërrimin e disa kopjeve të Kuranit nga trupat e Aleancës. Në një deklaratë, gjenerali Xhon Allen tha se ka urdhëruar një hetim të plotë lidhur me këtë. “Kur mësuam për këto veprime, ndërhymë menjëherë dhe i ndaluam,”- tha Allen, duke shtuar se hetimi do të zbulojë nëse trupat në bazën ajrore në Bagram kanë keqpërdorur materialet islamike, mes të cilave edhe disa libra Kurani. 

Raportimet për djegien e disa librave të Kuranit kanë nxitur protesta jashtë bazës ajrore në Bagram, në rrethinat e Kabulit. Sipas BBC-së, rreth 3 mijë vetë morrën pjesë në protestë, ndërsa disa prej të moshuarve të zonës kanë biseduar me zyrtarët e NATO-s. “Po hetojmë me kujdes incidentin për tu siguruar që kjo të mos ndodhë më. Ju siguroj, madje ju premtoj se gjithesesi kjo që nuk ka qenë e qëllimshme”. 

Gjenerali Allen kërkoi falje për cdo ofendim që ky veprim i ushtarëve të NATO-s mund të ketë shkaktuar. Ai i kërkoi falje presidentit, qeverisë dhe popullit afgan. Në prill të vitit të kaluar, 1 person mbeti i vrarë, ndërsa 18 të tjerë u plagosën gjatë protestave në Afganistan kundër djegies së Kuranit në SHBA.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.