OKB: Europa rrezikohet nga përmbytje të mëdha

Postuar në 21 Shkurt, 2012 13:36

Rajonet e Evropës Qëndrore dhe Lindore, të paralizuara nga dëbora dhe vala e të ftohtit këtë dimër, mund të përballen me shkrirje masive të dëborës duke u rrezikuar nga përmbytje të mëdha, paralajmëroi sot Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Parandalimin e Katastrofave. 

"Temperaturat në Bullgari dhe në Rumani priten të ngrihen me tetë dhe 10 gradë Celcius gjatë 10 ditëve të ardhshme duke shkrirë akullin përgjatë Danubit",- deklaroi agjencia. 

"Ndërkohë që mijëra persona qëndrojnë të bllokuar nga dëbora në Serbi dhe Bullgari, ka shenja paralajmëruese për përmbytje shkatërruese duke shkaktuar viktima dhe humbje ekonomike", theksoi Margareta Ëahlström, zyrtare e veçantë e OKB-së për Agjencinë Ndërkombëtare për Parandalimin e Katastrofave, që citohet në një komunikatë. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.