TOEFL-i, studentët e Elbasanit paralajmërojnë grevë urie

Postuar në 08 Shkurt, 2012 12:26

Studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan kanë zhvilluar sot sërish një grevë njëorëshe në ambientet e fakultetit të Edukimit. Rreth 100 studentë, nga 450 të regjistruar në degë të ndryshme për mastera shkencorë e profesionalë në këtë universitet, paralajmërojnë protesta të tjera në ditët e ardhshme pasi ata kundërshtojnë faktin që sipas ligjit të arsimit të lartë, të gjithë ata që kanë përfunduar studimet për master profesional në vitin akademik 2010-2011 nuk mund të marrin diplomën që u njeh këtë kualifikim, pa iu nënshtruar më parë provimit të zotërimit të gjuhës angleze. 

Njëlloj si kolegët e universiteteve të tjera, studentët e Elbasanit e cilësojnë të palogjikshme dhënien e provimit të Toefl-it, një proçedurë mjaft e kushtueshme për ta. Sipas studentëve, duke e bërë anglishten të detyrueshme, diskriminohen gjuhët e tjera. 

Aktualisht, Universiteti i Tiranës është i vetmi universitet në vend që ka marrë të drejtën për administrimin e këtij testi që njihet ndërkombëtarisht. Ndërsa zyrtarisht është deklaruar se studentët me patjetër duhet t'i nënshtrohen testit të TOEFL-i. Ky është një detyrim i përcaktuar me ligj, i cili ka hyrë në fuqi në 2010 dhe i detyron të gjithë studentë që nisin studimet për master shkencor apo profesional se nuk mund ta marrin diplomën nëse më parë nuk marrin një notë kaluese në testin e TOEFL-it.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.