Arkiv-Lajme të përditësuara

Bashkia hesht për strehimin e romëve

Postuar në 07 Shkurt, 2012 06:02

Ka kaluar një javë nga dita kur 8 familje rome u strehuan në ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit dhe akoma nuk është gjetur një zgjidhje përfundimtare për strehimin e tyre. 

Në këto ditë të ftohta kur temperaturat kanë zbritur ndjeshëm, familjet e pritura nga Avokati i Popullit Igli Totozani kanë braktisur çadrat në oborrin e institucionit dhe janë akomoduar brenda, në dhomat e vendosura në dispozicion të tyre.

28 Nëntori ‘JO’ festë shtetërore në Maqedoni

Postuar në 07 Shkurt, 2012 05:38

Shqiptarët e shqiptarët e Maqedonisë nuk do të mund të festojë 28 Nëntorin si festë kombëtare në vendin ku ata jetojnë.

Vendimi u mor dje në komisionet parlamentare, pas propozimit të bërë  nga deputetët e PDSH-së, që ajo të bëhej festë shtetërore në Maqedoni.

Deputetët e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndëretnike nuk kanë pranuar propozimin e bërë nga grupi parlamentar i PDSH-së për ndryshimin e Ligjit për festat dhe përfshirjen e 28 Nëntorit si festë shtetërore për shqiptarët në Maqedoni, raporton INA.

I ftohti vdekjeprurës, rekord viktimash në Europë

Postuar në 06 Shkurt, 2012 10:09

Acari vazhdon të mbajë të mbërthyer Europën me një numër rekord viktimash të përqëndruara kryesisht në pjesën lindore të kontinentit. Vështirësitë ndjehen megjithatë kudo, Britania ka anulluar 30 për qind të fluturimeve e aeroportetet në mbarë vendin duke nisur nga më i madhi në Heathrow kanë paralajmëruar për vonesa gjatë gjithë javës. Numri i viktimave është mbi 300.

Taksa edhe për emigrantët

Postuar në 06 Shkurt, 2012 10:02

Ligji për deklarimin e të ardhurave personale detyron edhe emigrantët shqiptarë të deklarojnë të ardhurat nga puna e tyre në emigrim, kur ata krijojnë të ardhura edhe në Shqipëri. 

Zbatimi i ketij ligji eshte i detyrueshme edhe per ata emigrante, qe janë rezidentë fiskalë në Shqipëri, pra edhe nëse jetojnë në Shqipëri më pak se 183 ditë në një vit. Shqipëria ka marrëveshje taksimi me shumicën e vendeve kryesore, ku kanë emigruar shqiptarët. 

Minierat, Naço: Nga viti 2000 deri më sot 61 viktima

Postuar në 06 Shkurt, 2012 10:00

Ministri i METE, Nasip Naco konfirmoi sot se nga vitit 2000 deri në ditët e sotme janë shënuar plot 61 viktima në miniera e vendit.

Këtë pohim Naco e bën publik në një dokument ku Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës u është përgjigjur pyetjeve të një grupi deputetësh të Partisë Socialistë, lidhur me situatën në minierën e Bulqizës dhe atë të Elbasanit. 

BSH: Kriza uli pagën reale në Shqipëri

Postuar në 06 Shkurt, 2012 06:17

Rënia e shitjeve gjatë tremujorit të dytë të vitit 2011 solli rënien e produktivitetit të punës dhe në fund, rënien e vetë pagave reale në ekonominë shqiptare, një fenomen që ka ndodhur jashtëzakonisht shumë rrallë gjatë dy dekadave të fundit, bëhet e ditur nga një analizë e Bankës së Shqipërisë.

Rumani, jep dorëheqjen kryeministri Emil Boc

Postuar në 06 Shkurt, 2012 06:12

Kryeministri rumun, Emil Boc njoftoi sot dorëheqjen e tij dhe të qeverisë së qendrës së djathtë që ai drejton, besimi për të cilën ka rënë, ndërkohë që opozita kërkon zgjedhje të parakohshme.

"Kam marrë vendimin të paraqes dorëheqjen nga qeveria", deklaroi kryeministri gjatë një takimi ministrash, që transmetohej drejtpërdrejt nga televizionet rumune.

Dorëheqja e Boc vjen pas disa javësh protesta, me të cilat rumunët kanë shfaqur hapur kundërshtimin e tyre ndaj masave antikrizë të ndërmarra nga qeveria e Boc.

 

Ballkanweb.com

Kalatë shqiptare mund t'i marrin me qira edhe grekët

Postuar në 05 Shkurt, 2012 14:12

Monumentet shqiptare nuk do të privatizohen, ato do të mbeten pronë e shtetit. Nisma nuk duhet politizuar", - kështu u shpreh dje në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Enton Derraj këshilltari i Ministrit të Kulturës Aldo Bumçi për trashëgiminë sa i takon nismës për dhënien me qira të kalave. I pyetur nga gazeta nëse ka ndonjë kriter që përcakton shtetësinë e biznesmenëve, pra nëse monumente me qira do iu jepen vetëm biznesmenëve shqiptarë apo edhe atyre të huaj, si për shembull grekë për objektet në Himarë apo Gjirokastër, Derraj tha se asnjë nuk është i përjashtuar.

Greqia buzë greminës, Papademos takim me liderët partiakë

Postuar në 05 Shkurt, 2012 13:36

Kryeministri grek Lucas Papademos takon liderët partiakë të koalicionit që mbështet qeverinë e tij, për të kërkuar mbështetjen e tyre në lidhje me kushtet e paketës së re të ndihmës europiane me vlerë 130 miliardë euro. Ministrat e Financave të eurozonës shpresonin të takohen të hënën për të finalizuar detajet e ndihmës së re, por ky takim u anulua për shkak se Athina nuk është gati. Ende nuk ka marrëveshje me kreditorët privatë, ndërsa vendi zien nga protestat dhe kundërshtitë e publikut dhe politikës. Por, paratë duhet të rrjedhin në Athinë deri në mars për të parandaluar falimentin.

Ulen investimet e huaja

Postuar në 05 Shkurt, 2012 09:59

Efektet e krizës ndërkombëtare në Shqipëri shfaqen edhe përmes rënies së investimeve të huaja direkte. 

Sipas të dhënave nga Instituti i Studimeve Ekonomike të Vjenës, fluksi i investimeve të huaja direkte në Shqipëri ka rënë të paktën që nga viti 2008, atëherë kur filloi të konturohej edhe kriza ndërkombëtare. Fatmirësisht në 2010 vendi pati rritje të fluksit të kapitalit të huja, por rezulati më pas ishte i dobët duke zbritur në 650 milionë euro.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara