28 Nëntori ‘JO’ festë shtetërore në Maqedoni

Postuar në 07 Shkurt, 2012 05:38

Shqiptarët e shqiptarët e Maqedonisë nuk do të mund të festojë 28 Nëntorin si festë kombëtare në vendin ku ata jetojnë.

Vendimi u mor dje në komisionet parlamentare, pas propozimit të bërë  nga deputetët e PDSH-së, që ajo të bëhej festë shtetërore në Maqedoni.

Deputetët e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndëretnike nuk kanë pranuar propozimin e bërë nga grupi parlamentar i PDSH-së për ndryshimin e Ligjit për festat dhe përfshirjen e 28 Nëntorit si festë shtetërore për shqiptarët në Maqedoni, raporton INA.

Deputetët e BDI për herë të parë kanë mbështetur propozimin e bërë nga PDSH-ja, por ai u rrëzuar pasi nuk mori dot shumicën e votave.

VMRO-DPMNE dhe partitë tjera maqedonase vpouan kundër nismës së parlamentarëve shqiptarë, ndërsa deputetët e LSDM nuk morën pjesë në votim.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.