Bashkia hesht për strehimin e romëve

Postuar në 07 Shkurt, 2012 06:02

Ka kaluar një javë nga dita kur 8 familje rome u strehuan në ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit dhe akoma nuk është gjetur një zgjidhje përfundimtare për strehimin e tyre. 

Në këto ditë të ftohta kur temperaturat kanë zbritur ndjeshëm, familjet e pritura nga Avokati i Popullit Igli Totozani kanë braktisur çadrat në oborrin e institucionit dhe janë akomoduar brenda, në dhomat e vendosura në dispozicion të tyre.

Por ndonëse kushtet brenda janë të mira, tre fëmijë të vegjël romë janë dërguar një ditë më parë në spital, pasi kanë probleme shëndetësore si pasojë e qëndrimit në kushte të këqija, në kampin e ngritur nga Ministria e Punës në zonën e Tufinës ku qëndruan një vit.

Romët thonë se janë ndihmuar nga disa organizata jofitimprurëse me ushqime e ilaçe, por nga institucionet e shtetit nuk kanë marrë akoma një përgjigje për strehimin e tyre. Ata kanë ripërsëritur se nuk do të pranojnë të strehohen në ambientet e ish-repartit ushtarak në Kombinat, vendim ky i Ministrisë së Punës.

E pyetur nga Top News, Ministria e Punës ka deklaruar se kjo është e vetmja alternativë që ata kanë për zgjidhjen e strehimit për familjet rome, pasi çështja e strehimit nuk është kompetencë e këtij institucioni.
Por organizma ndërkombëtarë si "Amnesty International" janë shprehur kundër zgjidhjeve të përkohshme, siç është vendimi për strehimin te reparti ushtarak pasi sipas tyre. Ata i kanë kërkuar autoriteteve shqiptare të gjejnë sa më parë zgjidhje përfundimtare në bazë të konventave ndërkombëtare për respektimin e të drejtave të njeriut.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.