Ditë të zymta për Spanjën, Rajoy: Papunësia do rritet

Të dhënat për sektorin e punësimit në Spanjë nuk janë aspak pozitive, teksa kryeministri Mariano Rajoy tha se numri i të papunëve do të vazhdojë të rritet gjatë këtij viti. Aktualisht vendi ka normën më të lartë të papunësisë, 22.8 për qind.
Deklarata e Rajoy u bë në parlament, teksa kreu i qeverisë po informonte deputetët mbi marrëveshjet e arritura në Bruksel në fillim të muajit. Ai tha se ekonomia përballej me ditë të vështira, por në të njëjtën kohë siguroi se qeveria që ai drejton po merrte hapat e duhur për hapjen e vendeve të reja të punës dhe për rritjen e ekonomisë.
"Vështirë se mund të ketë një nisje më të vështirë për këtë qeveri; recesion, papunësi në nivele rekod, defiçit publik, rënie në kreditim, nivel i lartë borxhi",-tha Rajoy, duke shtuar se BE s'po kërkon asnjë gjë më tepër nga ato që vetë qeveria ka në plan të bëjë. Me një normë të tillë papunësie, një në dy të rinj në Spanjë është i papunë.
Albanian Screen
Add new comment