Ankohen botuesit: Çmimet e teksteve shkollore, të papërballueshme

Postuar në 04 Shkurt, 2012 07:32

Në kohën që Ministria e Arsimit ka filluar nga puna për miratimin e teksteve për vitin e ardhshëm shkollor, botuesit që merren me hartimin e teksteve shkollore ngrenë shqetësimin se çmimi i teksteve është tepër i ulët, me kostot që ata kanë. Ata thonë se çmimi aktual që paguhet për tekst nuk u del as për letrën, për pasojë, kjo ka nxitur edhe largimin e shumë botuesve jashtë vendit, pasi në shtete të huaja janë më të lehtësuar nga disa taksa që duhet të paguajnë në Shqipëri.

"Botuesit kanë një problem jashtëzakonisht të madh me çmimet e librave. Çmimet e librave janë të parapara në tirazhin mbi 5 mijë kopje. Me hapjen e lojës, kështu si është tani, jo të gjithë botuesit arrijnë mbi 5 mijë kopje libra, flas për tekst dhe çmimi ka rënë shumë. Nuk mbulohet letra nëpër shtypshkronja. Botuesit paguajnë TVSH, të gjitha ata që punojnë, shtypin brenda vendit. Shumica e tyre është e detyruar të shkojë jashtë vendit vetëm se atje nuk paguan TVSH",-thotë Latif Ajrullai, botues. 

Por vetëm pak kohë më parë, këshilltari i Ministrit të Arsimit, Jovan Kristiqi deklaroi për "AS" se nuk do të ketë rritje të çmimit të teksteve, vetëm mund të ketë një ndryshim me një rritje të vogël prej 10 lekësh si pasojë e normës së inflacionit. Ndërkohë, Ministria e Arsimit u ka lënë afat shtëpive botuese, që të dorëzojnë programet dhe tekstet e hartuara deri në fillim të muajit prill. Më pas, pritet që të ngrihen komisionet e vlerësimit, të cilat do të nisin dhe përzgjedhjen e teksteve e më pas do të jenë mësuesit në shkolla, të cilët mes shumë teksteve alternative do të zgjedhin atë që u duket më i përshatshëm.

 

Edlira Sulejmani

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.