Kanceri në krye të listës së vdekjeve, dyfishohen të prekurit

Postuar në 03 Shkurt, 2012 09:27

Kanceri do të jetë në një kohë shumë të shkurtër sëmundja që më së shumti do të vrasë shqiptarët. Mjekët onkologë thonë se numri i të diagnostikuarve me tumore të ndryshme vitin e shkuar është dyfishuar në krahasim me 5 vite më parë, duke shënuar mbi 5mijë raste të reja në vit. Sipas tyre, nëse do të vazhdohet me këto ritme, kanceri do të jetë shkaktari kryesor i vdekshmërisë në Shqipëri, duke lënë pas rastet e të vdekurve për shkak të sëmundjeve të zemrës. 

"Në Shqipëri viti që shkoi ka pak më tepër se 5 mijë raste të reja. Përpara 5-6 viteve kemi patur të paktën 2mijë raste të reja. Mos harroni vetëm për 5-6 vjet janë dyfishuar rastet me kancer. Para disa vitesh kanceri ka qenë në vendin e pestë ose të gjashtë, dhe për 20 vitet e fundit kanceri ka zënë vendin e dytë për nga numri i vdekjeve. Të dhënat tegojnë që në Shqipëri shumë shpejt ky numër mund të zërë vendin e parë", tha Herik Zotaj, Drejtor i Shërbimit Onkologjik në Banesë.

Ndërkaq studimet më të fundit e rendisin rrezatimin si shkaktarin kryesor të kancerit. Teknologjia dhe përdorimi gjithnjë e më i shpeshtë i pajisjeve që lëshojnë rrezatim si kompjuteri apo celulari; po kalon çdo parashikim. Ndërsa faktorët gjenetikë, përdorimi i duhanit dhe alkoolit janë shkaktarë të kancerit, që po kalojnë tashmë në plan të dytë. 

"Një ndër faktorët kryesor të saj dihen tashmë që janë rrezatimet e të gjitha llojshme. Ka dhe faktor gjenetik në këtë, po nuk është ai që trashëgon kancerin. Persona të sëmurë, ose që kanë pasur të sëmurë me kancer në familje kanë një element tjetër. Ata kanë predispozicion më shumë se të tjerët, që do të thotë të kenë kujdes më tepër se të tjerët, të kontrollohen më shpesh se të tjerët", thotë Zotaj.

Janë të rinjtë ata që janë përdoruesit më të mëdhenj të pajisjeve teknologjike dhe për këtë arsye, Autoriteti Shëndetësor Rajonal organizoi një aktivitet sensibilizues me gjimnazistë të kryeqytetit. Mjekët u folën atyre për sëmundjet tumorale dhe u dhanë këshilla për rrugët e parandalimit të kancerit. 

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.