Paralizohet Europa, i ftohti shkakton 32 viktima

18 persona kanë humbur jetën në Ukrainë dhe 10 të tjerë në Poloni si pasojë e rreshjeve të mëdha të borës dhe uljes së menjëhershme të temperaturave në Europën Lindore. Tre viktima janë raportuar po ashtu në Serbi dhe një në Bullgari.
Zyrtarët në Kiev thanë se të paktën 500 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në vetëm 3 ditë. 17 mijë të tjerë janë strehuar në disa qendra të ngritura nga autoritetet. Associated Press shkruan se temperaturat kanë rënë në -16 gradë ditës dhe -23 gjatë natës.
12 nga 18 viktimat në Ukrainë janë të pastrehë, trupat e të cilëve u zbuluan rrugëve. Jo shumë ndryshe është situata në Poloni, ku termometri ka shënuar -26 gradë, në një kohë që në fundjavë do të arrijnë në -30. Edhe këtu, mes viktimave ka të moshuar dhe të pastrehë.
Në Serbi policia tha se dëbora ka shkaktuar vdekjen e një gruaje dhe dy burrave të moshuar. Këta të fundit, rreth të 70-ave, janë shpallur të humbur në jug të vendit.
Albanian Screen
Add new comment