Mungesa e investimeve, rrezikon mbylljen qendra e të moshuarve

Shoqata për Integrim Social, Ekonomik dhe Kulturor për të Moshuarit e Vetmuar në Vlorë, rrezikon të mbyllet për shkak të mungesës së fondeve. Rreth 250 të moshuar që ka kjo qendër pritet të dalin në rrugë të hapur. Kjo qendër është financuar nga nga Bashkia e Vlorës dhe nga ministria. Përgjegjësi i saj, Petraq Davidi ka deklaruar kushtet aspak të mira të kësaj qendre duke theksuar se nëse vijohet në këtë mënyrë ajo do të mbyllet.
Ai sqaron se kjo qendër është e vetmja në qytetin e Vlorës dhe ka funksionuar rregullisht, kjo sipas tij falë ndihmës së Bankës Botërore dhe Bashkisë Vlorë dhe qeverisë, e cila ka vënë në dispozicion të pensionistëve mjedise që deri sot e kanë kryer më së miri funksionin për riaftësimin e moshës së tretë. Por kjo ndihmë ka më shumë se dy vjet që është ndërprerë.
Mungesa e sistemit ngrohes,mungesa e një infermiere si dhe stafit, e kanë bërë të vshtirë mbijetesën në këtë Shoqat. Por përvec këtyre roblematikave ndërtesa ka filluar të amorizohet totalisht,lagështia është e kudondodhur, madje suvaja ka filluar të cahet në një pjesë të madhe të kësaj godine.
Albanian Screen
Add new comment