Rritet euro, 1 lekë brenda katër ditësh

Brenda katër ditësh monedha europiane ka fituar rreth një lek vlerë, duke treguar sërish epërsinë në tregjet e këmbimit. Banka e Shqipërisë, e vlerësoi mesatarisht euron me 138 lekë e 85 qindarka, rreth 90 qindarka më shumë se e hëna.
Ekspertët thonë se kjo tendencë vihet re nga rënia e importeve dhe e kërkesës për mallra të huaja në tregjet e konusmit gjatë javëve të fundit. Në tregun e kembimit të monedhave thonë se ka rënie të qarkullimit të euros, çka dhe ka shkaktuar shtrennjtimin e kësja monedhe. Në këtë rast, të parët që do të ndiejnë pasojat janë personat që u duhet të shlyejnë kreditë në euro. Shtrenjtim do të ketë dhe për importet, pasi kostot në këtë rast rriten.
Veç mallrave që prodhohen jashtë Shqipërisë, më shtrenjtë do të kushtojë dhe energjia elektrike, importi i së cilës arrin deri në 100 milionë euro në muaj. Ndërkohë, tendencë të kundërt me euron ka pasur dollari. Që prej së hënës dollari ka rënë me 87 qindarka. Aktualisht, një dollar, sipas kursit të Bankës së Shqipërisë vlen 105 lekë e 59 qindarka.
Albanian Screen
Add new comment