50 gjoba vendorëve, ndëshkimi nga ministria për mbetjet

Autoritetet e mjedisit kanë vendosur rreth 50 gjoba, për bashki dhe komuna të ndryshme në vend. 15 gjoba u janë vendosur bashkive, nga veriu në jug për mos zbatim të ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ndërsa pjesa tjetër janë komuna. Gjobat variojnë nga 500 mijë lekë deri në 1 milionë lekë të reja. Për herë të parë këtë vit, gjobat nuk paguhen nga institucioni por nga vetë individi në krye të tij, që mund të jetë kryetar bashkie apo komune. "Ka qenë mosmenaxhimi i saktë i territorit në lidhje me mbetjet urbane, mosmenaxhimi i landfillave të tyre, hedhja e mbetjeve urbane në brigjet e lumeneve, liqeneve, në akset e rrugëve nacionale etj. Të gjitha këto do ti paguajnë gjobat sepse ligji citon saktë që inspektoriati i mjedisit do të çojë të gjitha gjobat në gjykatë dhe pas daljes së urdhrit të ekzekutimit njësitë përmbarimore do ti vjelin këto gjoba", tha Ilir Bala, kryeinspektor në ministrinë e Mjedisit. Nga të dhënat që raportojnë autoritetet e ministrisë së mjedisit, qarku i Korçës ka dhe numrin më madh të gjobave të vendosura. Përveç dy bashkive, asaj të Korcës dhe Leskovikut janë gjobitur rreth 11 komuna në këtë qark. Albanian Screen
Add new comment