Ofendoi protestuesit, lë postin Ministri i Jashtëm rumun

Kryeministri rumun, Emil Boc ka pushuar nga puna Ministrin e Jashtëm, Teodor Baconschi, për shkak të komenteve që ky i fundit ka bërë për protestat antiqeveritare. Baconschi tha javën e shkuar se protestuesit që qëlluan me tulla dhe koktejle molotovë policinë ishin disa persona të dhunshëm, të trashë që vinin nga lagjet më të varfëra, (llumi i vendit) dhe i krahasoi ata me minatorët, që në vitet '90 dolën disa herë në shesh dhe përdorën dhunë për të ndikuar te zhvillimet politike.
"Kam vendosur të largoj Ministrin e Jashtëm dhe propozimin për t'i hequr gjithë funskionet ia kam kaluar presidentit",-tha Boc në një fjalim në parlament. "Më vjen keq për disa fjalë të papërshtatshme që përdorën kolegët e mi për protestuesit në rrugë dhe nga foltorja e parlamentit kërkoj falje publike",-theksoi ai.
Prej disa ditësh Rumania përballet me protesta masive kundër masave të kursimit të qeverisë dhe kushteve të këqija të jetesës.
Albanian Screen
Add new comment