Gjenocidi armen, Turqia kërcënon Francën

Qeveria turke do të vërë në zbatim një seri tjetër masash kundër Francës, nëse Senati francez miraton sot një projektligj që dënon mohimin e gjenocidit armen, që Turqia nuk e njeh, njoftoi ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu.
"Kemi përcaktuar paraprakisht masat që parashikojmë të marrim nëse ky dokument miratohet. Askush nuk duhet të dyshojë për këtë", deklaroi ai përpara shtypit.
Davutoglu kishte parashikuar të shkonte sot në Bruksel për të marrë pjesë në një mbledhje të ministrave të Jashtëm evropianë, e përqendruar tek Irani, por në fund preferoi të qëndrojë në Turqi për të ndjekur votimin në Senatin francez.
Davutoglu bëri të ditur se ka zhvilluar një bisedë të shtunën me kryeministrin Recep Tayyip Erdogan, lidhur me kundërpërgjigjen ndaj Francës.
Ai theksoi se "Turqia nuk është më ajo e vitit 2001" kur parlamenti francez njohu gjenocidin armen, të kryer në kohën e perandorisë otomane.
Ballkanweb.com
Comments
Kjo masakra e Osmaneve ka
<p> Kjo masakra e Osmaneve ka ndodhur ne vitet 1913-1914 dhe ka deshmi ngjethese mrreth 2 milion te vrare gra pleq dhe femije. Dhe ta mohosh eshte e turpshme kur duhet kerkuar falje boterisht.</p>
Add new comment