Ftohja e motit, KESH: Rritet ndjeshëm konsumi i energjisë

Ftohja e motit ka rritur ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike. Pasi qytetarët po vendosin masivisht në punë pajisjet ngrohëse, për të përballuar temperaturat e ulëta.
Nga të dhënat zyrtare të KESH-it rezulton se aktualisht në të gjithë vendin konsumohen 26 milionë kilovat orë energji në ditë, ose rreth 3 milionë më shumë se pak ditë më parë.
Për të plotësuar kërkesën e qytetarëve për energji, KESH dhe CEZ po importojnë 11.4 milionë kilovat orë energji në ditë, ndërsa pjesa tjetër prodhohet nga hidrocentralet. Ftohja e motit ka ndikuar gjithashtu në uljen e prurjeve në kaskadën e lumit Drin.
Sipas të dhënave niveli i Fierzës ka arritur 260.58 metra, ndërsa prurje llogariten në 60 metra kub ujë në sekondë. Niveli i ulët i prurjeve konstatohet edhe në Koman dhe në Vaun e Dejës. Përballë kësaj situate, KESH-i po menaxhon me kujdes situatën, duke bërë të mundur garantimin e furnizimit me energji për CEZ Shpërndarje.
Ballkanweb.com
Add new comment