Negociata pa rezultat. Papademos: Situata kritike

Postuar në 14 Janar, 2012 08:27

Në përfundim të dy ditëve negociata për shkëmbimin e bonove greke dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për reduktimin e borxhit me 50 për qind, kryeministri grek, Lucas Papademos e konsideroi situatën kritike. Bisedimet mes autoriteteve të Athinës dhe bankave që e kanë kredituar atë, nuk arritën rezultate, por palët shpresojnë të rinisin negociatat javën e ardhshme. Palët janë të ndara në lidhje me nivelin e interesit që Greqia do të paguajë, gjë që përcakton edhe sesa shumë do të goditen bankat nga pranimi i humbjeve me zhvlerësimin e bonove. 

Athinës i duhet një marrëveshje për të përfituar paketën e dytë të ndihmës nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, pa të cilën rrezikon sërish falimentimin. Kryeministri Papademos tha se paketa e re dhe negociatat për përfshirjen e sektorit privat janë të ndërlidhura dhe të domosdoshme që Greqia t'i mbijetojë krizës.

"Ne jemi plotësisht të ndërgjegjshëm sesa kritike është situata. Derisa këto negociata të përfundojnë, ne përballeemi me rreziqe të larta ekonomike. Vetëm kur të dyja proceset të përfundohen në mënyrë të suksesshme, mund të themi se e kemi vendosur vendin tonë në baza të qëndrueshme. Greqia po kalon testin ekonomik më të madh në dekadat e fundit. Kjo periudhë është vendimtare për ekonominë greke"- tha Papademos.

Analistët thonë se si autoritetet e Athinës, si kreditorët privatë, po shfrytëzojnë mundësitë e tyre të fundit si në një lojë poker, për të marrë sa më shumë të jetë e mundur. Athina kërkon të bindë privatët të marrin përsipër një pjesë të humbjeve në mënyrë që të parandalohet falimenti i pakontrolluar i cili, do të vendoste në rrezik të gjithë eurozonën.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.