1280 objekte në shitje, këtë vit Albpetrol dhe 4 HEC-e

Më shumë se 400 objekte shtetërore të nxjerra në shitje janë privatizuar tashmë dhe një numër më i madh se ky është në proces. Drejtues në ministrinë e Ekonomisë thanë për "Albanian Screen" se brenda këtij viti pritet që të mbyllet ky proces, pasi dosjet e objekteve janë gati.
"Gjithsej janë parashikuar 1280 objekte për privatizim që janë asete të shoqërive dhe ish ndërrmarjeve. Për vitin 2011 janë privatizuar rreth 520 objekte. Shpresojmë që numri i objekteve që do të dali në privatizim do të jetë në përfundim në vitin 2012",- tha Fatmir Isufaj pergjegjës i sektorit të Privatizimeve.
Këtë vit në listë janë dhe disa objekte në sektorët strategjikë, të cilat ndryshe nga herët janë nxjerë në shitje në masën 100 për qind.
"Sektori strategjik më të rëndësishmit është privatizimi i Albpetrol. E rëndësishme është dhe pjesa e HEC-ve, Ulëz-Shkopet sha dhe Bistrica 1 e Bistrica 2, për të cilat jemi në fazën e përgatitjes përfundimtare, ku është zgjedhur dhe kompania konsulente. Për HEC-et dhe Albpetrolin do të bëhet 100hitja e aksioneve shtet",- tha Isufaj.
Në listën e privatizimeve mësohet se janë dhe aksionet shtetërore që kanë mbetur në disa prej kompanive të njohura në vend. Më parë, në këtë proces do të përfshihen ish punonjësit dhe ish pronarët në trojet e të cilëve janë ngritur ndërtesat e kompanive.
Albanian Screen
Add new comment