FMN: Risqe nga shkurtimet financiare

Postuar në 20 Janar, 2012 13:35

FMN dhe 10 organizma ndërkombëtare ekonomike kanë paralajmëruar kryetarët e shteteve për risqet e kursit të ashpër të kursimeve. 

"Shkurtimet financiare mund të rrezikojnë në periudhen afat-gjate zhvillimin dhe vendet e punës", thuhet në deklaraten e perbashket te nenshkruar perkrah emrash te tjere edhe nga shefat e Organizatës së Tregtisë së Lirë, Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. 

"Bota,- thuhet ne deklarate,- perballet me sfida serioze e urgjente qe peshojne fort mbi perspektiven e rritjes ekonomike dhe mbi shoqerite. Objektivi yne i perbashket eshte forcimi i rritjes, i punesimit dhe cilesise se jeteses ne cdo cep te saj. Por me hyrjen e 2012-tes, shqetesohemi nga shtimi i pasigurive, nga ngadalesimi i rritjes globale, niveli i larte te papunesise sidomos tek te rinjte dhe pasojat e saj negative si ekonomike, ashtu edhe sociale. qeverite,- vazhdon dokumenti,- duhet te angazhohen per kapercimin e sfides se madhe qe paraqet punesimi dhe të sigurojnë që bankat të vazhdojnë të japin kredi për kompanitë". 

Ajo cfare kerkohet nder te tjera eshte nxitja e transformimeve në vendet e ndodhura ne prag ekspansioni ekonomik. Deklarata e quajtur "Call to action", e hartuar te nxise rritjen dhe te luftoje proteksionizmin, publikohet perpara takimit te pervitshem te forumit ekonomik te Davosit qe cel punimet javen e ardhshme. Grupi i njembedhjete organizmave firmetare kerkon te shohe nje plan konkret veprimi i cili te marre driten jeshile dhe te implementohet ne takimin e G20-tes ne muajin qershor ne Meksike. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.