Lëkundet tregu. Forcohet dollari, bie euro

Postuar në 15 Janar, 2012 13:45

Monedha e përbashkët ka humbur vlerë ndaj lekut në dy javët e para të këtij viti. Kjo javë u mbyll me kursin 138 lekë e 6 qindarka, rreth 70 qindarka më pak se në fillim të këtij viti. Banka e Shqipërisë bën me dije se të hënën e parë të këtij viti një euro u vlerësua mesatarisht me 138 lekë e 75 qindarka dhe që prej atëherë ka njohur vetëm rënie të vlerës. 

Ekspertët thonë se kjo rënie e vlerës është pasojë e rikthimit të besimit të monedha europiane dhe zhvillimeve në vendet kryesore të ekonomisë së Bashkimit Europian. Gjithsesi kursi i këmbimit sipas ekspertëve të ekonomisë është i qëndrueshëm dhe nuk pritet që të ketë luhatje të mëdha. Zhvlerësimi me vetëm 70 qindarka në dy javë shihet si një zjellje normale në tregune këmbimit të monedhave. Duket se në humbjen e vlerës së euros ka ndikuar dhe forcimi i dollarit. 

Monedha jeshila ka fituar vlerë si ndaj euros ashtu dhe ndaj monedhave të tjera. Përsa i përket tregut shqiptar, monedha jonë ka humbur vlerë me 1 lek e 17 qindarka vetëm në dy javë. Në fillim të janarit, një dollar këmbehej me 106 lekë e 74 qindarka, ndërsa kjo javë u mbyll me vlerën 107 lekë e 81 qindarka. 

 

Florian Papadhimitri

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.