Pranvera Arabe, një vit nga revolucioni në Tunizi

Postuar në 16 Janar, 2012 05:34

 

Qindra tunizianë u mblodhën në sheshin ku lindi Pranvera Arabe, pikërisht në një vjetorin e rrëzimit të presidentit, Ben Ali, në sheshin "Bourguiba Avenue" në kryeqytetin Tunis. "Ne duam të shprehemi sot lirisht. Ne duam të tregojmë se sot, pas një viti jeta ka ndryshuar. Jemi ende optimistë dhe duam të tregojmë vendin e përsosur për të cilin ëndërrojmë"- -tha një grua.

Pavarësisht një progresi të dukshëm në vend, varfëria, papunësia dhe korrupsioni vazhdojnë të mbeten problemet më të mëdha. "Revolucioni ynë ende s'ka mbaruar. Ne jemi në rrugën e duhur, por ka ende shumë punë në hapjen e vendeve të reja të punës. Duhet shumë drejt lirisë. Kërkesat e popullit ende nuk janë plotësuar"- tha një banor.

Ndërkaq, qeveria e re në vend organizoi ceremoni festive, ku morën pjesë edhe zyrtare nga Katari, Libia dhe Algjeria.

 

Albanian Screen 

 

Comments

Submitted by ilir halilaj (not verified) on

<p>jetoj ne milano,kur u tregova dy kolegeve tunisiane se isha ne konsullate e pagova 108 euro per pasaporte vune duart ne koke.Ata paguanin 30 euro dhe e merrnin brenda dites.NO COMENT</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.