Përshkallëzohen protestat në Rumani. Mbledhje urgjente e qeverisë

Postuar në 16 Janar, 2012 05:10

Përshkallëzohen protestat në Rumani kundër shkurtimeve financiare, ndërsa qeveria ka thirrur një takim urgjent. Të paktën 13 persona u plagosën në përplasjet mes demostruesve dhe policisë në ditën e dytë të protestave që po zhvillohen në Bukuresht. Protestat në Rumani nisën 4 ditë më parë në mbështetje të një zyrtari që dha dorëheqjen në shenjë proteste ndaj reformës së fundit në sistemin shëndetësor. 

Protestat u përshkallëzuan kur demostruesit qëlluan me gurë mbi forcat e policisë që nga ana e tyre u kundërpërgjigjën me përdorimin e gazit lotsjellës. Shumë persona u arrestuan, pjesa më e madhe e të cilëve tifozë futbolli, bëjnë të ditur zyrtarë të policisë. Në këtë situatë koalicioni opozitar ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.