SHBA, Romni fiton zgjedhjet në Nju Hempshër

Postuar në 11 Janar, 2012 03:10

Ashtu siç treguan sondazhet, fituesi i zgjedhjeve paraprake të Nju Hempshër është ish-guvernatori i Masacusets, Mit Romni. 

Pas numërimit të shumicës së votave, ai kishte marrë rreth 40%. Kongresmeni i Teksasit, Ron Pol, u rendit i dyti me 23% dhe ish-guvernatori i Jutas, Xhon Hantsmen, i treti me 17%. 

Ndërsa dy kandidatët e tjerë, Rik Santorum dhe Nju Gingric po luftojnë për të marrë vendin e katërt, me më pak se 10% . Rik Perri me më pak se 1% të votimit. 

Të gjashtë kandidatët deklaruan se do të marrin pjesë në zgjedhjet që do të zhvillohen në Karolinen e Jugut, me 21 Janar. Por, Mit Romni, i cili fitoi dhe zgjedhjet në Ohajo, shikohet si favorit në betejën e ardhshme. 

Zgjedhjet në rang shtetesh dhe ato të komiteteve të partisë do të vazhdojnë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Kandidati republikan që do të përballet me Barak Obamën do të zgjidhet nga Konventa e Gushtit. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.