Tension në Irak, 68 viktima nga sulmet vetëvrasëse

Postuar në 05 Janar, 2012 12:58

Të paktën 68 persona njoftohen se janë vrarë në sulmet me bomba që ndodhën në jug të Irakut si dhe në kryqyetetin e vendit, Bagdad. Zyrtarët e qeverisë irakene thanë se 44 prej viktimave humbën jetën gjatë një sulmi vetëvrasës që kishte në shënjestër pelegrinët shiitë në qytetin e Nasirijas. 

Më herët, të paktën 24 persona u vranë në një numbër shpërthimesh në zona të populluara me shiitë në Bagdad. Tensionet sektare në Irak janë rritur së tepërmi që kur trupat e fundit luftarake amerikane lanë vendin në dhjetor. Menjëherë pas kësaj, qeveria lëshoi një urdhër arresti për zëvendëspresidentin suni, Tariq al-Hashemi. 

Të gjitha këto, sipas analistëve, tregojnë se Iraku po kalon një krizë të rëndë politike dhe situata në vend është vërtet e tensionuar. Ndërkaq, detajet e publikuara nga autoritetet tregojnë sulme të koordinuara që kanë pasur në shënjestër civilët dhe përhapjen e panikut. Pelegrinët janë sulmuar ndërsa ecnin drejt qytetit të shenjtë të Qerbalasë, kur një kamikaz ka shpërthyer një rrip me eksplozivë, mbi 70 persona u plagosën. 

Në Bagdad, sulmet kishin në fokus civilët në Sadr City dhe Kadhimija, duke lënë edhe 66 të plagosur. Dy shpërthime në Sadr City, dhe më pas një i tretë rreth 30 minuta më pas. Zëdhënësi i ushtrisë irakene, Qassim al-Moussawi tha se qëllimi i sulmeve ishte të krijojë ndarje mes popullit të Irakut. Ai tha se ende nuk mund të konfirmohet se kush qëndron pas këtyre sulmeve.

 

 

Juli Prifti

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.