Pasojat e luftës në Libi, kurioziteti paguhet shtrenjtë

Postuar në 05 Janar, 2012 06:33

9-vjeçari Mahmood Ahmed po luante në afërsi të shtëpisë së tij në Zintan, në perëndim të Libisë, kur pa "diçka të gjelbër" të cilën s'e kishte parë kurrë më parë. Ai donte të dinte se çfarë kishte në të, ndaj e morri në oborrin e shtëpisë së tij dhe nisi ta qëllonte me gur. Ajo ishte një predhë e cila shpërtheu dhe si pasojë ai humbi dorën. Por Mahmoodi është vetëm një prej shumë viktimave të luftës. 

Organizatat raportojnë se vetëm në Zintan dhe Misrata janë më shumë se 90 raste të tilla, ku pjesa më e madhe e viktimave janë fëmijë. 3-vjeçarja Shada Yonis gjeti një granadë në oborrin e shtëpisë, të cilën e mori brenda në dhomën e ndenjes dhe i hoqi siguresën. Si pasojë ajo gjeti vdekjen. E po kështu edhe babai dhe vëllai i saj, i cili ishte vetëm 5 vjeç. 

Ndërsa, nëna e saj, vëllai tjetër 8-vjeçar dhe 2 fëmijë të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Një tjetër rast është shënuar në Sirte, ku u vranë dy fëmijë. Organizata të ndryshme në vend po zhvillojnë fushata ndërgjegjësimi. Ato duan që fëmijët të mos i shohin mjetet e luftës si lodra. 

Mohamed Khalifa Kanah, një vullnetar për Kryqin e Kuq thotë se fëmijët po sjellin municione dhe armë nëpër shkolla. "Ata duan të luajnë me to dhe nuk e kuptojnë rrezikun",- thotë ai. Nëpër spitale, mjekët shprehen se kanë kuruar shumë fëmijë të cilët kanë pasur plagë të shkaktuara nga armët apo nga shpërthimi i predhave apo bombave.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.