Obama shkurton fondet për ushtrinë

Postuar në 05 Janar, 2012 13:00

“Ushtria amerikane do të hyjë në dietë, por duke ruajtur superioritetin dhe duke u përqendruar të Azia”. Presidenti amerikan Barak Obama foli për gazetarët në Pentagon, së bashku me Sekretarin e Mbrojtjes, Leon Paneta. 

Ai bëri publik planin për reduktimin e buxhetit ushtarak prej 450 miliardë dollarësh, në 10 vitet e ardhshëm.

“Po ushtria jonë do të jetë më e tkurrur, por bota duhet ta dijë, Shtetet e Bashkuara do të ruajnë superioritetin ushtarak me forca të armatosura që janë të afta, fleksibël dhe të gatshme, për të gjitha llojet urgjencave dhe kërcënimeve”, tha Obama.

Ai foli për heqjen dorë nga operacionet në shkallë të gjërë, si ai i sapombyllur në Irak dhe ai që vijon në Afganistan. Obama garantoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të kontribuojnë në NATO, cka rezultoi e suksesshme në ndërhyrjen në Libi dhe të tilla reduktime, nenvizoi ai, duhet të bëhen në mënyrë të përgjegjshme”. 

Në dhjetë vitet e ardhshme, buxheti i ushtrisë amerikane do të pësojë një shkurtim prej 450 miliardë dollarësh. Për vitin 2012, ai u vendos në pak mbi 500 miliardë dollarë, pothuaje 20% më pak se një vit më parë.

Pavarësisht shkurtimeve, Obama theksoi se në vitet në vazhdim do të ndodhë një rritje graduale, por e vazhdueshme, në shpenzime ushtarake. Gjithashtu, ai theksoi se ushtria duhet të përgatitet që të ndryshojë fokusin e saj nga Lindja e Mesme, në krizat potenciale të së ardhmes në Azi. 

Për analistët rishikimi i strategjisë amerikane nxitet nga tre faktore: presioni në rritje për buxhetin e mbrojtjes në kohën e masave për shpëtimin e ekonomisë, së dyti angazhimi i trupave amerikane në Irak përfundoi dhe ky është momenti i duhur për të rivlerësuar situatën, si dhe ekziston një opinion i gjërë për të larguar vëmendjen nga Lindja e Mesme për t’u përqendruar në Azi.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.