Masat antikrizë, BB rrit ndihmën financiare për Shqipërinë

Banka Botërore do të ofroj asistencë për Shqipërinë, në kuadër të masave antikrizë. Sipas njoftimit zyrtar të këtij institucioni Banka Botërore dhe Qeveria shqiptare janë në fazën fillestare të diskutimit mbi përdorimin e portofolit të rritur të financimit.
"Banka Botërore është angazhuar tashmë me qeverinë në përgatitjen e një kredie për mbështetjen e politikave të zhvillimit që lidhen me qeverisjen dhe konkurrueshmërinë, e cila mund të përdorë financime shtesë për të forcuar programin e reformave ekonomike. Qeveria e Shqipërisë do të jetë gjithashtu në gjendje të përdorë mbështetjen shtesë nga Banka Botërore për të reduktuar dobësitë fiskale dhe për të ruajtur stabilitetin fiskal dhe makroekonimik për vijueshmërinë e rritjes ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës", thuhet në njoftimin e BB.
Javën e ardhshme në Shqipëri do të mbërrijnë një grup ekspertësh i Bankës Botërore për të disktuar dhe identifikuar fushat specifike për zgjerimin e mbështetjes për reformat ekonomike, përgatitjen për goditjet e jashtme, stabilitetin dhe rritjen ekonomike.
Albanian Screen
Add new comment