INSTAT: Tremujori i dytë shënoi rënie të rritjes ekonomike

Postuar në 30 Dhjetor, 2011 14:08

Kriza që ka përfshire Eurozonën ka ngadalësuar aktivitetin ekonomik të vendit. Instituti i Statistikave ka konstatuar se gjatë 3 mujorit të dytë të vitit, ekonomia jonë u rrit me 0.5% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. 

Duke qenë ndjeshëm më ulët se rritja e tremujorit të parë të këtij viti që ishte 3.7%. 

Sipas të dhënave të INSTAT. Aktiviteti bujqësor në tremujorin e dytë të vitit 2011, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë u rrit me 3.4 përqind dhe 1.1 përqind kundrejt tremujorit të parë të vitit 2011. 

Ndërkohë, që aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e dytë të vitit 2011 pati rënie me 1.7 përqind krahasuar me tremujorin e dytë të vitit te shkuar.

Pak ditë më parë ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi se rritja ekonomike për gjithë vitin 2012 është 3.8 %. Ndërsa, për vitin e ardhshëm është parashikuar që ky tregues të jetë 4.3%, duke marrë parasysh efektet e krizës së Eurozonës në ekonominë shqiptare.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.