Spanjë, qeveria publikon paketën e re të kursimeve

Postuar në 30 Dhjetor, 2011 14:47

 

Qeveria e re konservatore në Spanjë ka bërë publik planin e ri të kursimeve në masë 8.9 miliardë euro, i cili do të ulë ndjeshëm shpenzimet publike. Kjo është vetëm faza e parë, pasi parashikohet që brenda 2012-ës, të kursehen deri në 16.5 miliardë euro. 

Qeveria e kryeministrit, Mariano Rajoy është zotuar të ulë defiçitin në 4.4 përqind vitin që vjen, pavarësisht masave që duhen ndërmarrë. Më herët gjatë ditës, autoritetet bënë të ditur se nuk do të ketë asnjë lëvizje, pra ngrirje të pagave në sektorin publik dhe po ashtu nuk do të ketë hapje të vendeve të reja të punës. 

"Ky është fillimi i fillimit",-thonë zyrtarët e qeverisë, sipas të cilëve shtresa e pasur në vend do të paguajë taksa më të larta edhe për të paktën 2 vite të tjera, rreth 6 miliardë euro. Aktualisht vendi ka normën më të lartë të papunësisë në Europë, rreth 21 përqind. 

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.