Hashim Dimri, me 13 dhurata për popullin e Kosovës

Postuar në 30 Dhjetor, 2011 14:34

 

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të maskuar me fytyrën e kryeministrit Hashim Thaçi dhe me kapela të babadimrit, në një aksion të organizuar në Sheshin “Nëna Terezë”, para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, kanë shpërndare 500 pako me 13 dhuratat e kryeministri, apo siç e quanin ata Hashim Dimri.

Vjedhja e votave, negociatat me Serbinë, rrezikshmëria e qëndrueshmërisë financiare të shtetit, vendimi për privatizimin e PTK-së, zgjedhja e presidentes në mënyrë kundër kushtetuese, marrëveshjet e arritura me Serbinë dhe heqja e masave të reciprocitetit, ishin disa nga dhuratat që Vetëvendosje në emër të Hashim Thaçit iu ndau sot qytetarëve të Kosovës.

Zgjim Hyseni aktivist i Vetëvendosjes tha se ky aksion simbolik është organizuar në prag të Vitit të Ri, për të bërë edhe njëherë bilancin e dhuratave, krahas dëmeve që Qeveria e Hashim Thaçit u ka shkaktuar qytetarëve të Kosovës.

“Nëse përgjithësisht Festen e Viti të Ri e karakterizon njëfarë altuizmi, shkëmbimi i dhuratave midis njerëzve, një relacion i tillë nuk ekziston midis Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj, për shkak se Qeveria ka përvetësuar, ka marrë prej qytetarëve të Kosovës pa iu kthyer atyre asgjë. Lëvizja Vetëvendosje e ka organizuar këtë aksion simbolik, për të bërë edhe njëherë bilancin e dhuratave krahas dëmeve që Qeveria e Hashim Thaçit u ka shkaktuar qytetarëve të Kosovës. Viti ka filluar me gjithë vjedhjen industriale të votave, konstituimi i qeverisë është bërë nga pakica e popullit elektoral. Pas kësaj, vendimi i parë i Hashim Thaçit ka qenë emë

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.