Siria liron nga burgu 755 protestues

Postuar në 28 Dhjetor, 2011 15:04

Autoritetet shtetërore në Siri njoftuan lirimin e 755 personave të ndaluar gjatë protestave kundër presidentit Bashar AL Asad përgjatë nëntë muajve të fundit. Lajmin e bëri të ditur televizioni shtetëror i Sirisë, sipas të cilit, janë lënë të lirë ata të burgosur të përfshirë në incidente, por që nuk i kanë lyer duart me gjak. 
Sipas Kombeve të Bashkuara, janë 14 mijë njerëzit që mbahen në burgje nga Damasku zyrtar për shkak se kanë marrë pjesë në protesta, ndërsa mbi pesë mijë kanë humbur jetën. Në fakt, të gjithë të burgosurit duhet të lihen të lirë, në bazë të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Liga Arabe, misioni monitorues i së cilës ndodhet tashmë në Siri. Kreu i misionit, më herët, e përshkroi situatën në qytetin e trazuar të Homsit, si më të qetë, koment që nuk përputhet me njoftimet se forcat e sigurimit kanë përdorur plumba të vërtetë për të shpërndarë dhjetëra mijëra protestues ditën e martë.

Human Rights Watch akuzoi autoritetet siriane se po mban të burgosur me qindra qytetarë në ndërtesa ushtarake, të cilat nuk lejohet të vizitohen nga monitoruesit e Ligës Arabe. Vetë sirianët e kanë pritur me shpresë misionin e Ligës, por nuk kanë pranuar të hyjnë në bisedime me ta, sa kohë vëzhguesit shoqërohen nga eskorta qeveritare, për sigurinë e tyre. Ndërsa analistët thonë se lirimi i të burgosurve përbën thjesht një gjest të vogël për të treguar se autoritetet e Damaskut po bashkëpunojnë me Ligën Arabe.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.