Arkiv-Lajme të përditësuara

Prishen veprat ujitëse në Korçë, u merret hekuri për skrap

Postuar në 25 Dhjetor, 2011 14:22

Epidemia e grumbullimit të hekurit për skrap po nxjerr jashtë funksionit veprat ujitëse në qarkun e Korçës dhe po kërcënon seriozisht të ardhmen e prodhimit bujqësor. Hekurmbledhësit po dëmtojnë rëndë vepra ujitëse dhe kulluese. Ky është shqetësimi që përcillet jashtë mikrofonit nga drejtuesit e Bordit të Kullimit në këtë qark. Nuk ka vepër të tillë që nuk është masakruar nga këta njerëz duke sjellë dëme prej miliona lekësh në veprat ujitëse. 

Diplomacia kosovare në vendnumëro

Postuar në 25 Dhjetor, 2011 11:49

Viti 2011 ka qenë një vit në të cilin diplomacia kosovare mbeti larg standarteve të pretenduar, shkruan “Zëri” në një editorial të tijin. 

Duke analizuar përpjeket e qeverisë dhe të Ministrisë së Jashtme, e përditshmja kosovare veçon faktin se “në total janë realizuar vetëm 13 njohje, ndërsa pozita e pesë vendeve të BE-së që nuk e njohin Kosovën vazhdon të jetë e njëjtë”. 

Krishtlindje të varfëra, bashkëshortët Manushi mes skamjes dhe urisë

Postuar në 25 Dhjetor, 2011 10:04

Edha pse është ditë Krishtlindjesh, nuk janë pak ato familje që janë që jetojnë në realitetin e poemës Migjeniane. E tillë është edhe familja Manushi në Pukë. Bashkëshortët Zef dhe Liza Manushi jetojnë në një barakë të shembur, e ndërsa i ftohti i acartë po i rrezikon jetën. 

Rikompozimi i KQZ, analistët: Të depolitizohet gjithë administrata

Postuar në 25 Dhjetor, 2011 09:30

Pak ditë pasi Komisioni i Venecias i ofroi klasës politike një paketë rekomandimesh për ndërtimin e Kodit të ri Elektoral, analistë dhe ekspertë në fushën zgjedhore japin argumentet e tyre për rikompozimin e KQZ-së. Ish drejtuesi i këtij komisioni, Çlirim Gjata, thotë për AS se çështja nuk duhet fokusuar vetëm tek riformatimi i KQZ-së por çfarë do të bëhet me gjithë administratën zgjedhore.

Putin: Nuk e tërheq kandidaturën

Postuar në 25 Dhjetor, 2011 05:09

Me dhjetëra mijëra rusë kanë pushtuar rrugët e Moskës edhe në ditët e Krishtlindjeve, por pavarësisht presionit në rritje nga populli, Vladimir Putin u shpreh se është i vendosur që të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të marsit. 

Aktivisti Alexei Navalny, i burgosur dhe i liruar disa ditë më parë për pjesëmarrjen e tij në protesta, u shpreh përpara turmës se: “Jemi mjaftueshëm sa për të rrëzuar Kremlinin, por nuk do ta bëjmë këtë pasi ndryshe nga autoritetet, besojmë tek ndryshimi nëpërmjet votës”.

Kriza ekonomike, OKB shkurton buxhetin 2-vjeçar

Postuar në 25 Dhjetor, 2011 05:07

Organizata e Kombeve të Bashkuara shkurton buxhetin e ardhshëm. 193 vendet anëtare kanë rënë dakord që buxheti dy vjeçar për vitet 2012-2013 të jetë 5.15 miliardë lekë. 

Ky është shkurtimi i dytë i buxhetit në 50 vitet e fundit. Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka miratuar shkurtimet, të cialt shënojnë një ulje prej rreth 5 përqind.  Albanian Screen

Ekspozitë dhe album fotosh, 'Shqiptarët e suksesshëm në Greqi'

Postuar në 25 Dhjetor, 2011 05:05

Shqiptarët e suksesshëm të Greqisë, do të nderojnë këtë herë Shqipërinë, përmes ekspozitës dhe albumit fotografik të realizuar nga fotografi Roland Tasho. 

Fotografi ka udhëtuar më parë në Itali, Zvicër, USA, Francë ku janë fotografuar shqiptarët që me punën dhe talentet e tyre kontribuojnë në këto vende, por edhe për lartësimin e imazhit të Shqipërisë. 

Shqipëri: Bizneset e vogla, “jetëshkurtra dhe të pafuqishme”

Postuar në 24 Dhjetor, 2011 14:09

 

Qendra studimore Open Data Albania i propozoi autoriteteve shtetërore që të nxitin zhvillimin e sipërmarrjeve me mbi 10 punëtorë, sepse ato janë më bizneset më jetëgjata në ekonominë shqiptare. Kjo qendër sapo ka publikuar një studim mbi efektin që kanë sjellin sipërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha në punësimin e njerëzve. Një grup studiuesesh te reja kanë gjetur se “mbi 90 për qind e ndërmarrjeve në Shqipëri janë në fakt biznese të vogla familjare me 1 deri në 4 punëtorë, por ato zënë vetëm 40 për qind të tregut të punës”.

Ruani shtëpitë! Tiranë, çdo ditë vidhen dy banesa

Postuar në 24 Dhjetor, 2011 13:44

Vjedhjet në rrugë, vjedhjet e banesave apo automjeteve, si dhe grabitjet, janë në krye të listës së krimeve më problematike për metropolin shqiptar. Ndonëse vjedhjet e automjeteve përbëjnë një shqetësim në rritje për uniformat blu, një tjetër vepër penale po bën kërdinë në Tiranë. 

Itali, diskriminimi i të huajve

Postuar në 24 Dhjetor, 2011 13:25

Të ardhurat e familjeve të huaja me banim në Itali janë mesatarisht sa gjysma e atyre italiane. 

Kjo është një prej të dhënave të një studimi të kryer nga Instituti Kombëtar i Statistikave në bashkëpunim me Ministrinë e Politikave Sociale.

Të dhënat e përpunuara janë ato të vitit 2009, pra përpara krizës ekonomike, dhe dëshmojnë se mesatarisht se familjet e emigrantëve përfitojnë sa 56% e familjeve italiane, me një mesatare prej 1200 eurosh në muaj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara