Arkiv-Lajme të përditësuara

Policia apel qytetarëve, evitoni lëvizjet në aksin Orikum-Llogora

Postuar në 22 Dhjetor, 2011 15:51

Policia e Vlorës u ka bërë sot thirrje qytetarëve për të evituar përkohësisht lëvizjet në aksin rrugor Orikum-Himarë, për shkak të problemeve të krijuara si pasojë e reshjeve të dëborës dhe akullit në Qafën e Llogorasë.

Përmes një komunikate për shtyp, policia paralajmëroi qytetarët për rreziqet që krijon lëvizja në këtë qafë, për shkak të reshjeve të shumta të dëborës dhe shtresave të akullit të krijuara nga temperaturat e ulta, pavarësisht masave të marra për pastrimin e rrugës. 

Censusi, shifrat e dyshimta?

Postuar në 22 Dhjetor, 2011 14:51

Rezultatet e censusit për reduktimin e numrit të popullsisë që jeton në Shqipëri ishin suprizë edhe për vetë ekspertët e statistikave. 

Milva Ikonomi, e cila ka drejtuar regjistrimin e popullsisë në vitin 2001, thotë se bazuar në rezultatet e atij viti dhe shtesën natyrore të popullsisë në këto dhjetë vjet, si diferencë mes lindjeve dhe vdekjeve, numri i popullsisë duhet të ishte shumë më i lartë

”Nga censusi i fundit na mungon një popullatë prej 14,2% e popullsisë, ose një numër i barazvlefshëm me 470 mijë individë”, shprehet Ikonomi.

Minoritetet në Shqipëri do të kërkojnë drejtësi në Strasburg

Postuar në 22 Dhjetor, 2011 14:41

 

Parlamenti italian miraton planin ekonomik të kryeministrit Monti

Postuar në 22 Dhjetor, 2011 14:37

 

Parlamenti italian i ka dhënë miratimin përfundimtar planit ekonomik të kryeministrit Mario Monti, i cili përfshin shkurtime në buxhet, rritje taksash dhe reforma në pensione.

Senati italian miratoi me shumicë dërrmuese paketën e kryeministrit të ri me vlerë 40 miliardë dollarë. Plani synon të pakësojë deficitin buxhetor të Italisë për të shmangur ndihmat për një paketë tjetër ndihmash ndërkombëtare.

Masat ekonomike të miratuara nga qeveritë evropiane të mbërthyera në borxhe janë përcjellë me protesta masive.

Pakistan, paralajmërohet një grusht shteti

Postuar në 22 Dhjetor, 2011 13:26

 

Kryeministri i Pakistanit, Yousuf Riza Gilani, deklaroi se ka informacione mbi përgatitjen e një grushti shteti kundër tij. 

Në një deklaratë publike, ai rikujtoi se ushtria ka për detyrë të përgjigjet përpara Parlamentit dhe se çdo veprim i ushtarakëve ndaj institucioneve kushtetuese do të rikthente demokracinë në vend “dekada pas”.

Qeveria e Gilanit është vendosur nën presion të madh pas publikimit të një kabllogrami të “Wikileaks”, në të cilën ai i kërkon ndihmë amerikanëve në parandalimin e grushtit të shtetit. 

Kursimet, grevë në Belgjikë e Francë

Postuar në 22 Dhjetor, 2011 13:16

Planet e kursimeve kanë shkaktuar sërish protesta në Belgjikë e Francë. Punonjësit e transportit publik në Belgjikë lanë punën duke ndërprerë shërbimet drejt Francës, Gjermanisë, Holandës dhe Britanisë, në një kohë që edhe aeroporti i Brukselit kufizoi shërbimet, pasi deri në orët e vona s'do të ketë shërbim autobusësh drejt tij. 

Bulqizë, minatorët paralajmërojnë rinisjen e protestave

Postuar në 22 Dhjetor, 2011 12:40

 Federata e Sindikatave të Industrisë së Shqipërisë paralajmëron se minatorët e Bulqizës do të rinisin protestat brenda 3 ditësh, në rast së nuk zbatohet akt-marrëveshja e arritur disa javë më parë mes minatorëve dhe kompanisë koncesionare ACR.

Lajmi u konfirmua nga kryetari i Federatës, Taf Koleci menjëherë pas mbledhjes së jashtëzakonshme që u zhvillua sot. Koleci bëri të ditur se Federata e Sindikatave të Industrisë së Shqipërisë vendosi përshkallëzimin e lëvizjeve sindikaliste në minierën e Bulqizës.

Një valë e re shpërthimesh me bombë përfshin Bagdadin

Postuar në 22 Dhjetor, 2011 08:52

 

Një valë e re shpërthimesh me bomb ka përfshirë Bagdadin sot në mëngjes, duke vrarë të paktën 63 njerëz dhe duke plagosur rreth 200 të tjerë. Ky është një nga veprimet më të dhunshme që Iraku ka parë për disa muaj.

Zyrtarët irakianë thanë se të paktën 14 shpërthime ndodhën sot në orët e para të mëngjesit në 11 lagje të qytetit.Të paktën një sulm ishte vetëvrasës.

Shqipëria s’u përmbahet marrëveshjeve tregtare me Kosovën

Postuar në 22 Dhjetor, 2011 08:50

 Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, është ankuar në mbledhjen e Qeverisë, se si Shqipëria po shkel marrëveshjet tregtare me Kosovën. Kusari-Lila që është edhe zëvendëskryeministre e Qeverisë ka thënë se nga Dogana e Kosovës është informuar që Dogana e Shqipërisë prej së martës ka filluar çmimin referent për pataten e Kosovës prej 18 centë dhe ka vendosur kuotë në sasi për eksportin e verës nga Kosova për në Shqipëri.

Greqi, bie besimi tek qeveria

Postuar në 22 Dhjetor, 2011 08:48

 

Kur sapo ka kaluar një muaj në detyrë, kryeministri grek Lukas Papadhimos dhe qeveria e tij kanë humbur besimin tek qytetarët greke.

Kështu rezulton nga një sondazh i kryer së fundmi nga agjencia “VPRC” për të përjavshmen “Epikaria”.

Sipas anketës, 65 për qind e të intervistuarve kanë deklaruar se nuk kanë besim tek qeveria Papadhimos, kundrejt 26 për qind që kanë deklaruar të kundërtën.

Motivet janë shumë, por para së gjithash janë zënkat e vazhdueshme mes ministrave që janë pjesë e qeverisë, sidomos mes atyre të dy partive të mëdha.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara