Shqipëria s’u përmbahet marrëveshjeve tregtare me Kosovën
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/8561_4_99.jpg?itok=9bjdvb7U)
Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, është ankuar në mbledhjen e Qeverisë, se si Shqipëria po shkel marrëveshjet tregtare me Kosovën. Kusari-Lila që është edhe zëvendëskryeministre e Qeverisë ka thënë se nga Dogana e Kosovës është informuar që Dogana e Shqipërisë prej së martës ka filluar çmimin referent për pataten e Kosovës prej 18 centë dhe ka vendosur kuotë në sasi për eksportin e verës nga Kosova për në Shqipëri. Sipas saj, të dy këto veprime nga ana e Qeverisë së Shqipërisë janë në kundërshtim me marrëveshjen që është arritur me kryeministrin Berisha në qershor të këtij viti për heqjen e çmimeve referente dhe unifikimin e procedurave fiskale Kosovë-Shqipëri.
“Të dyja këto veprime dhe vendime nga ana e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë janë në kundërshtim me marrëveshjen të cilën e kemi arritur me kryeministrin Berisha në qershor të këtij viti për heqjen e çmimeve referente dhe unifikimin e procedurave fiskale Kosovë-Shqipëri”, ka thënë Kusari-Lila. “Ne sot iu kemi drejtuar me një letër kryeministrit Berisha duke i kërkuar heqjen e këtyre dy masave, por njëkohësisht duke e informuar që masat janë në kundërshtim me Marrëveshjen e tregtisë së lirë, nënshkruese të së cilës janë edhe Kosova edhe Shqipëria”.
Kusari-Lila shpreson që nga Tirana të vijë një përgjigje pozitive, shkruan sot “Koha Ditore”
koha.net
Add new comment