Kursimet, grevë në Belgjikë e Francë
Planet e kursimeve kanë shkaktuar sërish protesta në Belgjikë e Francë. Punonjësit e transportit publik në Belgjikë lanë punën duke ndërprerë shërbimet drejt Francës, Gjermanisë, Holandës dhe Britanisë, në një kohë që edhe aeroporti i Brukselit kufizoi shërbimet, pasi deri në orët e vona s'do të ketë shërbim autobusësh drejt tij.
Protesta e belgëve është një reagim ndaj masave shtrënguese të miratuara nga kryeministri Elio Di Rupo, të cilat synojnë të stabilizojnë ekonominë e Belgjikës duke ulur defiçitin. Ndërkohë, edhe në Francë një grevë e personelit të sigurisë së aeroportit hyri në ditën e shtatë.
Greva e protesta ka pasur edhe në disa vende të tjera evropiane javët e fundit, përfshi Greqinë, Italinë, Portugalinë, Qipron dhe Britaninë dhe shkak për këtë janë kursimet e mëdha.
Albanian Screen
Comments
Kursime të kujt? Kush po

Kursime të kujt? Kush po kursen? Qytetarët, tregtarët, industritë, apo shteti??

Përktheni pak më mirë fjalën "Austerity" ju lutem

Shtërngim buxheti ose rreptësi buxhetore, më duken më të pikasur si terma.

Dhe thellohuni pakëz tek temat që shkruani.

Në aeroportet e Francës nuk bëhet grevë kundër shtërngimit të buxhetit të shtetit por bëhet grevë sepse punonjësit e firmave private që bëjnë kontrollin e pasagjerëve dhe të valixheve kërkojnë rritje rroge.

Na i bëtë të gjitha lëmsh!

Add new comment