Arkiv-Lajme të përditësuara
Merkel kërkon zhbërjen e strukturave paralele në veriun e Kosovës
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot në Prishtinë se është e domosdoshme të gjendet një zgjidhje për situatën në veriun e Kosovës, ndërsa i bëri thirrje Beogradit që të përmbushë kërkesat e shtruara që më parë nga ana e saj por edhe Prishtinës që të ndihmojë zgjidhjen e problemeve. Zonja Merkel i bëri këto komente në aeroportin e Prishtinës ku u prit nga kryeministri i vendit Hashim Thaçi. Ajo tha se tashmë janë të qarta qëndrimet e saj kundruall situatës në veriun e Kosovës.
Azilkërkuesit për gjakmarrje, Nishani: Ndjekje penale kush lëshon vëtetime falco
Ministri i Bredshëm Bujar Nishani deklaroi sot në Komisionin e Integrimit se do të ketë ndjekje penale për personat që falsifikojnë dokumentat për azil në Europë.
Ministri Nishani vlerëson se vërtetimet për gjakmarrje nëpërmjet të cilave shtetas shqiptarë kërkojnë azil janë abuzive, ndërkohë ka theksuar se Task Forca e ngritur nga ministria e Bredshme, po ndjek problemin nga afër.
Ministri paralajmëroi se do të ngrihen padi penale për kryepleqtë apo kryekomunarët, të cilët lëshojnë vërtetime të tilla.
Bankat rrisin fitimin në 20 milionë euro
Bankat në Shqipëri përjetuan një muaj pozitiv në tetor, pavarësisht se kreditë e këqija vijuan të rriten.
Gazeta ‘Shqip’ publikon se asetet e sistemit arritën në 7.95 miliardë euro, me rritje 0.9 për qind kundrejt shtatorit dhe me rritje 14 për qind në krahasim me tetorin 2010.
Portofoli i kredive u rrit me 15 për qind në terma vjetorë duke arritur në 3.9 miliardë euro, por rritja i dedikohet pothuajse tërësisht kreditimit të korporatave jofinanciare pasi kredia për familjet dhe individët njohu vetëm rritje të lehtë vjetore prej 5.4 përqindësh.
Marrëveshja me Hamasin, Izraeli liron 550 të burgosur palestinezë
Izraeli liroi 550 të burgosur palestinezë në fazën e dytë të zbaimit të marrëveshjes së arriturme Hamasin.Mes personave të liruar ishin edhe 55 minorenë të moshave nga 14 në 17 vjeç. Izraeli liroi 477 palestinezë në muajin tetor në shkëmbim të togerit të ushtrisë izraelite Gilad Shalit, i cili u kap në vitin 2006 gjatë një inkursioni ndërkufitar nga Gaza në Izrael.
Shërbimi izraelit i burgjeve tha se ndryshe nga shkëmbimi i të burgosurve në muajin tetor, asnjë prej atyre që u liruan në fazën e dytë nuk ishte dënuar për vrasjen e izraelitëve.
Vdes presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong Il
U nda nga jeta në moshën 69-vjecare presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong Il për shkak të një infarkti në zemër.
Koreja e Veriut shpalli 12 ditë zie kombëtare deri më 29 dhjetor, ndërsa funerali do të zhvillohet më 28 dhjetor.Lajmi për vdekjen e liderit u dha nga agjencia zyrtare e shtypit në Penian, KCNA, dhe më pas nga televizioni shtetëror. Spikerja televizive shpërtheu në lot në momentin e dhënies së lajmit drejtpërdrejt për teleshikuesit.
Qeveria: Rritja ekonomike, më e ulët nga ç’pritej
Përgjatë dy tremujorëve të parë të vitit 2011, si pas qeverisë, rritja ekonomike nuk e ka kaluar normën 3.4%, mjaft larg normës prej 5% të rritjes parashikuar nga ekzetuvi në tërësi për vitin që po përfundon.
E dhëna vjen përmes projekt-dokumentit buxhetor afatmesëm 2012-2014, të publikuar fundjavës së shkuar në fletoren zyrtare, dokument përmes të cilit këshilli i ministrave analizon të dhënat ekonomike të deritanishme dhe pritshmëritë për tre vitet e ardhshme.
Bulqizë, 6 vetë jetojnë me një rrogë, gruaja e paralizuar: Më ndihmoni
Një nënë 39-vjecare në Bulqizë, e cila prej vitesh ka pësuar paralizë në këmbët e saj kërkon ndihmë për të përfituar pension invaliditeti. Ndërkohë familja e saj prej 6 anëtarësh jeton vetëm me rrogën e kryefamiljarit, i cili punon si minator.
Filipine, 650 të vdekur, 800 të zhdukur nga stuhia
Stuhia tropikale ''Washi'', që ka përfshirë pjesën jugore të Filipineve, ka shkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 650 personave dhe zhdukjen e mbi 800 të tjerëve. Mijëra persona të tjerë kanë mbetur pa ujë dhe energji elektrike.
Kryqi i Kuq theksoi sot se stuhia tropikale ''Washi'', që ka goditur ishujt Filipine duke nisur që të premten në mbrëmje ka shkaktuar vdekjen e të paktën 650 personave.
''Bilanci i të vdekurve do të rritet, pasi qindra persona rezultojnë ende të zhdukur'', theksoi Kryqi i Kuq.
Rikompozimi i KQZ-së, ekspertët: Anëtarët paragjykohen politikisht
Rikompozimi i KQZ-së dhe depolitizimi i administratës zgjedhore është ndër rekomandimet kryesore të kërkuara nga ekspertët e Venecias për komisionin parlamentar të reformës elektorale.
Ish-kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume thotë për ?AS? se zgjidhja për këtë çështje duhet të kërkohet tek sjellja e forcave politike.
Sipas tij, partitë politike duhet të largohen nga praktikat e ndërhyrjes në vendimmarrjet e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Historianët serbë: Hitleri ishte më i favorshëm për serbët se Merkel
Kufiri mes Serbisë dhe Kosovës, që është subjekt i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit mes Beogradit dhe Prishtinës, “kurrë nuk është përkufizuar”, thonë historianët serbë, transmeton Telegrafi.
Momçilo Pavloviq, drejtor i Institutit për Historinë Moderne, thotë se komuna e Leposaviqit ishte jashtë Kosovës deri në vitin 1959.