Arkiv-Lajme të përditësuara
Ekspertët skeptikë për rritjen ekonomike, Angjeli: 2012-ta i vështirë
Ekspertët e ekonomisë shprehen skeptikë për realizimin e një rritje ekonomike prej 4 për qind të parahsikuar nga qeveria për këtë vfit. Sipa styre, efektet e krizës së eurozonës në ekonominë tonë janë intensifikuar dhe kjo kushtëuar që jo vetëm 2011-ta, por edhe viti i ardhshëm të jetë i vështirë
Franca paralajmërohet përsëri për zhvlerësim
Agjensia e vlerësimeve financiare, “Fitch”, rikonfirmoi vlerësimin maksimal AAA për Francën, por paralajmëroi ekonominë e dytë më të madhe të Eurozonës për mundësinë e afërt të zhvlerësimit.
Në një raport të bërë publik mëngjesin e së dielës, vlerësimi për Francën kalonte nga AAA i qëndrueshëm në AAA negative. Një perspektivë negative, zakonisht mund të sjellë zhvlerësimin brenda 12-18 muajve.
Greqi, Papadhimos i preferuar, Papandreu në fund të listës
Kolaps, frikë për falimentimin, ankth për të ardhmen dhe shpresë... Me këto fjalë mund të përshkruhet situata në Greqi, ku shumica e qytetarëve tashmë janë të zhgënyer nga bashkëpunimi dy partiak dhe duan që në skenë të dalin parti të reja politike.
Sipas sondazhit të gazetës “Kombi” të së dielës, 3 nga 4 persona kërkojnë diçka të re për të shmangur frikën e një kolapsi ekonomik dhe social. Lukas Papadhimos konsiderohet njeriu më i përshtatshëm për kryeministër.
Obama firmos buxhetin. SHBA shpëton nga falimentimi
Presidenti amerikan, Barak Obama nënshkroi ligjin e buxhetit, duke parandaluar në këtë mënyrë falimentin e qeverisë federale, e cila në mungesë të një marrëveshjeje mes palëve për shtrirjen në kohë të taksave më të ulëta për shtresën e mesme, rrezikonte kryerjen në kohë të pagesave të detyrueshme.
Shuhet Vaclav Havel, heroi anti-komunist
Ish- presidenti i Republikës Çeke, hero i betejës epike që i dha fund Luftës së Ftohtë në Europë, lider i "Revolucionit të Kadifejtë", Vaclav Havel, ndërroi jetë në moshën 75- vjeçare. Havel një përdorues i rregullt i duhanit, zakon i mbetur që nga koha e burgosjes së tij nga regjimi komunist, vuante prej kohësh nga probleme kronike të frymëmarrjes.
Si president, ish-dramaturgu i dha tonet tranzicionit të Çekosllovakisë drejt demokracisë dhe ekonomisë së lirë të tregut, sikundër edhe ndarjes së shtetit në dy republika, atë Çeke dhe Sllovake në vitin 1993.
ERE “sulmon” CEZ: Luftuam monopolin
Një ditë pas vendimit të tarifave të reja për vitet 2012-2014, Enti Rregullator i Energjisë jep argumentet pse e çuan të pranonte kërkesat e KESH-it dhe OST-së për rritjen e çmimit.
Në procesin e vendimmarrjes, siç pasqyroi të dielën gazeta “Shqip”, ERE thotë se është udhëhequr nga parimet e transparencës dhe mbrojtjes së konsumatorëve nga “mundësia e veprimit të efektit monopol në sistemin e furnizimit me energji elektrike”.
Bizneset, rritet me 15% çmimi i dritave
Nëse për konsumatorin familjar, ERE realizoi me sukses mbrojtjen e tyre nga mosrritja e çmimeve të energjisë, për biznesin e kishte të pamundur shmangien e tarifave të larta.
Gazeta “Shqip” zbardh të plotë vendimin e Entit Rregullator, ku vihet re një rritje e çmimit për subjektet private me rreth 15 për qind, sa i takon konsumit në oraret e pikut.
Tarifa e re do të aplikohet për energjinë e konsumuar në oraret 18.00-22.00 dhe i përfshin të gjitha kategoritë e subjekteve, si në tension të mesëm 35 kv, ashtu dhe në të ulëtin, madje edhe vetë shtetin.
Greqi, rreth 20 000 njerëz flejnë në 'rrugët e dëshpërimit'
Kriza e papunësisë, masat e kursimit dhe varfëria po rëndojnë gjithnjë e më shumë mbi qytetarët grekë.
Dramatike është rritja e numrit të njerëzve që kanë mbetur pa një çati mbi kokat e tyre.
Gazeta greke “Ethnos” shkruan se 20 000 njerëz flenë në rrugë dhe në makina.
Këta janë të rinj që humbën punët e tyre apo punëtorë që u pushuan nga puna përpara se të arrinin moshën e pensionit.
Sipas gazetës, mijëra njerëz mbajnë radhë nëpër kuzhina për një pjatë ushqim dhe nuk kanë një strehë ku të fusin kokën.
Parlamenti grek, debat për marrëveshjen e Ujërave me Shqipërinë
Ndërsa në Shqipëri, duket sikur u spostua disi nga përditshmëria e zhvillimeve politike të ditës, në Greqi ende po debatohet mbi të përfolurën “Marrëveshje të Ujërave” mes dy vendeve tona. Siç bëjnë me dije mediat greke, çështja është rihapur gjatë një diskutimi në parlamentin grek, ku ministrit të Jashtëm Stavros Dimas, i është dashur t’i përgjigjet pyetjes lidhur me të, ngritur nga deputeti grek i Laos, Y.Korantis.
Kajro, ushtria qëllon mbi protestuesit, 9 të vrarë
Gjatë përleshjeve në Kairo ushtria ka qëlluar me armë, ku kanë mbetur të vrarë 9 protestues. Sipas Ministrit të Shëdetësisë përvec të vrarëve, numri i të plagosurëve, në këto dy ditë të protestave, ka shkuar në 350 protestues. Ushtarët të mbështetur dhe nga forcat e policisë vërshuan mbi protestuesit, të cilët tentuan të mbroheshin duke ngritur barrikada në sheshin qëndror të Kairos, shumë pranë Parlamentit. Shumë prej të plagosurve kanë marrë plagë me armë zjarri.
Protestuesit kërkojnë ti jepet fund sundimit të Këshillit Ushtarak.