Ekspertët skeptikë për rritjen ekonomike, Angjeli: 2012-ta i vështirë

Postuar në 18 Dhjetor, 2011 13:20

Ekspertët e ekonomisë shprehen skeptikë për realizimin e një rritje ekonomike prej 4 për qind të parahsikuar nga qeveria për këtë vfit. Sipa styre, efektet e krizës së eurozonës në ekonominë tonë janë intensifikuar dhe kjo kushtëuar që jo vetëm 2011-ta, por edhe viti i ardhshëm të jetë i vështirë

“Ritmet e rritjes ekonomike do të vazhdojnë të ulen, nuk shpresoj që kjo rritje të jetë sipas objektivave të përcaktuara, aq më tepër që parashikimet e të gjitha institucioneve ndërkombëtare nuk parashikojnë që të kemi një rritje më shumë se 1-2% për këtë fundvit, por edhe vitin tjetër që pritet të jetë një vit i vështirë ekonomik e financiar”, tha Anastas Angjeli.

Ndërkaq financat publike po vuajnë efektet e krizës së eurozonës. Të dhënat e ministrisë së financave për 11 mujorin treguan për një mosrelaizim të të ardhurave në masën 13.1 miliardë lekë dhe një rënie të shpenzimeve me 15.7 miliardë lekë. 

“E gjitha kjo po na con drejt një fundviti financiar tepër të vështirë, i cili nuk mund të garantojë të gjithë ato premtime apo parashikime që ne kishim”, tha Angjeli më tej.

Qeveria shqiptare ka parashikuar për vitin e ardhshëm një rritje ekonomike 4.3 për qind, një tregues që sipas ministrisë së Financave është i realizueshëm, pavaresisht krizës së eurozonës.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.