Arkiv-Lajme të përditësuara
Greqi, parulla raciste edhe në gjyqin e 39 ushtarëve të Marinës
39 pjesëtarë të forcave speciale të zhytësve të Marinës Ushtarake greke, janë ulur sërish dje në bankën e të akuzuarve të Gjykatës Ushtarake të Pireut.
Ata akuzohen për parullat raciste, që hodhën gjatë paradës së festës kombëtare të Greqisë, më 25 mars 2010, në Athinë.
Që nga mëngjesi, jashtë gjykatës së Pireut, u mblodhën ushtarë të forcave speciale, anëtarë të organizatës “Agimi i Artë” dhe organizatave të tjera nacionaliste. Ata ishin aty për të shprehur solidaritetin e tyre me të pandehurit, por hodhën edhe parrulla.
Pandeli Majko drejt OKB-së
Top-Channel ekskluzivisht ka mundër të mësojë nga burime diplomatike në Tiranë se deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko, pritet të zgjidhet ndihmës sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuar për Europën dhe ish-vendet e Bashkimit Sovietik.
Të njëjtat burime pohuan se zoti Majko është njëkohësisht edhe një kandidat i mundshëm për postin e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
KE, Pierr Mirel: Çështja e pronës mbetet problem në Shqipëri
Cështja e pronësisë në Shqipëri mbetet ende një problem. Deklarata vjen nga Drejtori për Zgjerimin në Komisionin Europian Pierr Mirel, për të cilin cështja e pronësisë është një nga 12 kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Europian, e cila kërkon zgjidhje të shpejtë.
Pedofilia, raport i zi për kishën katolike
Dhjetëra mijëra fëmijë kanë pësuar abuzime seksuale në institucionet katolike të Holandës që prej vitit 1945, thuhet në një raport.
Raporti, i hartuar nga një komision i pavarur, thotë se autoritetet katolike kanë dështuar në frenimin e përhapjes së abuzimit në shkolla, manastire dhe jetimore.
Por raporti zbulon gjithashtu se një në pesë fëmijë që ka ndjekur institucionet fetare ka pësuar abuzime, ishin apo jo institucionet katolike.
Siri, protesta masive kundër Asad
Të paktën 200 mijë protestues të paarmatosur kanë zbritur në sheshin e qytetit Homs, qendër e manifestimeve antiqeveritare në Siri. Si çdo të premte në këto dhjetë muajt e fundit, aktivistët apeluan për protesta në qytetet kryesore të vendit, pas faljes së madhe të së premtes. Homsi ka qenë epiqendra e protestave, ku njoftohet për pjesëmarrje masive.
BSH: Në janar-shtator 2011, valuta ka pësuar rënie
Fluksi i valutës që ka hyrë në Shqipëri ka pësuar rënie gjatë këtij viti, ndikuar nga kriza që ka përfshirë eurozonën. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë 9-muajve të parë të 2011-ës kanë pësuar rënie investimet e huaja, të ardhurat nga emigrantët dhe të ardhurat nga turizmi.
E ardhmja e zymtë, Lagarde: Rrezikojmë depresionin
E ardhmja ekonomike botërore është "mjaft e zymtë". Paralajmërimi është përsëritur nga shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Lagardë, e cila tha se nevojiten veprime të koordinuara nga të gjitha shtetet për të përmirësuar gjendjen, duke filluar nga vendet evropiane, që po ballafaqohen me borxhet.
"Meta", mbyllet hetimi gjyqësor
Ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor në ngarkim të ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta nën akuzë nga Prokuroria e Përgjithshme për korrupsion aktiv gjashtë muaj pas celjes së këtij procesi ne Gjykaten e Lartë.
Pasi te dyja palet kane paraqitur kerkesat per depozitimin e provave shkresore, Gjykata e Larte eshte shprehur me vendim per keto kerkesa, nderkohe qe ne 6 janar 2012 do te jete radha e prokurorise te deklaroje konkluzionet e hetimit dhe te shpalle pretencen per te akuzuarin e saj.
Mbipopullimi, Greqia do lirojë qindra të dënuar nga burgjet
Mbipopullimi dhe kushtet e këqia të burgjeve në Greqi, që janë bërë shpesh objekt kritikash nga insitucionet ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, detyron qeverinë greke të rishikojë ligjin.
Sipas gazetës “To Vima”, ministria e Drejtësisë po përgatit një ndryshim në ligj, për lirimin e qindra të burgosurve, të dënuar deri me 10 vjet burg.
Numri aktual i të burgosurve në Greqi është 12 200, ndërsa kapaciteti 9 700 persona, gjë që do të thotë se burgjet janë të mbipopulluara dhe kjo përkeqëson kushtet e jetesës së të burgosurve.
Azi, nafta në rënie për shkak të shqetësimeve në Kinë dhe në Evropë
Çmimet e naftës u ulën sot në Azi në kontekstin e shqetësimeve të vazhdueshme për situatën në zonën euro dhe ekonomisë botërore me një rënie të aktivitetit në Kinë.
Një fuçi naftë bruto (WTI) për livrim në muajin janar pësoi një rënie me tetë cent duke arritur në 93,79 dollarë dhe një fuçi naftë Brent nga deti i Veriut për livrim në muajin shkurt pësoi një rënie me 65 cent duke arritur në 103,60 dollarë.