Pandeli Majko drejt OKB-së

Postuar në 16 Dhjetor, 2011 14:52

Top-Channel ekskluzivisht ka mundër të mësojë nga burime diplomatike në Tiranë se deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko, pritet të zgjidhet ndihmës sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuar për Europën dhe ish-vendet e Bashkimit Sovietik. 

Të njëjtat burime pohuan se zoti Majko është njëkohësisht edhe një kandidat i mundshëm për postin e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. 

Angazhimet e zotit Majko në funksion të detyrës së re qe ai pritet të marrë shpjegojnë edhe mungesën e deputetit socialist gjatë votimit në Kuvend për zgjedhjen e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, votim ky i cilësuar si një vendim politik kundër i opozitës ndaj kandidaturës së zotit Leskaj. 

Burimet bëjnë të ditur se kandidatura e ish-kryeministrit Pandeli Majko për këtë detyrë të lartë pranë Kombeve te Bashkuara nuk është propozuar nga institucionet Shqiptare. 

I kontaktuar përmes telefonit zoti Majko tha se, “jam vënë në dijeni që emri im, si shqiptar, është duke u konsideruar për një kandidaturë të mundshme pranë Kombeve të Bashkuara, në pozicionin e ndihmës sekretarit të përgjithshëm të Evropës dhe vendeve të ish-Bashkimit Sovietik dhe Kaukazit. Deri më sot ky pozicion është mbajtur nga Serbia”. 

Pandeli Majko prej gati 20 vitesh është deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Në vitin 1999, kur ishte kryeministër, ai menaxhoi situatën gjatë luftës në Kosovë. Më pas ka qenë ministër i Mbrojtjes, ndërsa ndër vite është një nga figurat kryesore të Partisë Socialiste. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.