Arkiv-Lajme të përditësuara

KB: Urgjente, Shqipëria të mbrojë të drejtat e emigrantëve

Postuar në 13 Dhjetor, 2011 12:38

Një ekspert i Kombeve të Bashkuara (KB) i bën thirrje urgjente Shqipërisë që të shtojë përpjekjet në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve të këtij vendi që jetojnë jashtë kufijve të atdheut, si dhe atyre që kthehen të jetojnë në Shqipëri. Apeli vjen pasi eksperti François Crépeau qëndroi 9 ditë në Shqipëri ku mblodhi fakte rreth cështjes së emigrantëve. 
Ai sugjeroi sot hartimin e nje strategjie kombetare per te drejtat e emigranteve.

Statusi, Dacic: Serbia duhet të njohë Kosovën

Postuar në 13 Dhjetor, 2011 09:07

 

“Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës nëse dëshiron të fitojë statusin e kandidatit për Bashkimin Evropian në muajin mars”, ka thënë  zëvendës-kryeministri serb Ivica Dacic.

Ne nje prononcim per agjensinë e lajmeve Beta, ai citohet te kete thene se  ”Ne nuk duhet të gënjejë më njëri-tjetrin ose të tregojmë përralla më, kjo është ajo që kërkohet prej nesh”.

Borxhi publik në rritje

Postuar në 13 Dhjetor, 2011 09:03

Qeveria nuk ka ndër mend ta ulë borxhin publik, deri në fund të mandatit në vitin 2013, por përkundrazi pa asnjë debat në publik po i jep vetes më shumë hapsira për të marrë borxh të ri. 

Sipas Ministrise se Financave, në kuadrin e ri fiskal që u ndyshua në fillim të muajit të kaluar, qeveria i ka dhënë vetes të drejtën ta rrisë kufirin e borxhit në vitin 2013 në 59.1 për qind të produktit kombëtar nga 58.6 që e kishte miratuar vetem pak muaj me pare, në korrik te ketij viti. 

Barroso: Vendimi i Britanisë, për të ardhur keq

Postuar në 13 Dhjetor, 2011 09:00

 

Një zyrtar i lartë evropian tha se vendimi i Britanisë për të mos mbështetur forcimin e kontrolleve financiare mes vendeve europiane që përballen me krizën e rënduar të borxhit ishte për të ardhur keq. Komentet i bëri sot Presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso.

SHBA, “pushtuesit” bllokojnë portet

Postuar në 13 Dhjetor, 2011 05:37

Qindra protestues anti-Wall Street kanë bllokuar hyrjet dhe kanë vonuar hyrjen e kamionëve në tre porte të Bregut Perëndimor të Shteteve të Bashkuara. 

Portet e bllokuara janë ai në Kaliforni, Oregon dhe Uashington, si pasojë e arrestimeve nga policia të shumë protestuesve, të cilat gjithësesi nuk u shoqëruan me konfrontime. 

Që prej së hënës aktivistët u vendosën para hyrjeve, u ranë daulleve dhe mbajtën parulla të tipit “Mbyllni Wall Streeet Buzë Detit”. 

Fier, prefekti lë pa ndihmë ekonomike 768 familje

Postuar në 13 Dhjetor, 2011 05:14

FIER- Në prag të festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, prefekti i Fierit, Bujar Hasaj lë pa ndihmë ekonomike 768 familje në nevojë. 

Nëpërmjet një shkrese dërguar Bashkisë së Fierit, Hasaj ka bërë me dije se nuk njeh procedurën e mbledhjes së Këshillit Bashkiak të zhvilluar më 25 nëntor, ku u miratuan 18 vendime, mes të cilave dhe ajo e ndihmës ekonomike. Kjo ka penalizuar të gjitha familjet e varfra, të cilat kanë 4 muaj që nuk marrin pagesat sociale. 

Vera, shumë turistë, pak fitime

Postuar në 13 Dhjetor, 2011 05:00

 

Numri i turistëve të huaj është rritur në mënyrë drastike gjatë këtij viti, por paratë që ata kanë lënë në Shqipëri janë reduktuar. Lajmi bëhet i ditur nga të dhënat e llogarisë korrente të publikuar nga Banka e Shqipërisë.

 

Shërbimet e udhëtimit gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti shënuan një bilanc neto prej 19 milionë eurosh, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit 2010 qe shënuar vlera neto prej 177 milionë eurosh.

 

Kanadaja shteti i parë që tërhiqet nga protokolli Kioto

Postuar në 13 Dhjetor, 2011 04:47

MONREAL- Kanadaja u bë dje shteti i parë që tërhiqet nga Protokolli Kioto për reduktimin e gazeve me efekt serrë, duke u shprehur se kjo marrëveshje nuk funksionon dhe se platforma e Durbanit përbën rrugën e së ardhmes.

Ministri kanadez i Mjedisit, Peter Kent e justifikoi këtë vendim, gjatë kthimit nga konferenca për ndryshimin e klimës, veçanërisht me faktin se Kanadaja rrezikonte të paguante taksa prej 14 miliardë dollarë nëse do të qëndronte e angazhuar në Protokoll.

Obama kërkesë Iranit: Na ktheni avionin spiun

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 13:54

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, konfirmoi se autoritetet amerikane i kanë kërkuar Iranit që t’i kthejë mbrapsht avionin spiun të rrëzuar nga ushtria e vendit aziatik, pas shkeljes së paautorizuar të hapësirës ajrore. 

Obama theksoi se nuk ka ndërmend të komentojë mbi raportimet e shërbimeve sekrete, por pranoi se “I kemi kërkuar të na e kthejnë. Tani jemi në pritje të përgjigjes së Teheranit”.

Putin: Rishikimi i akuzave nuk ndryshon rezultatin e zgjedhjeve

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 13:24

 

Kontrolli i urdhëruar i akuzave për dyshimet e ngritura në lidhje me  zgjedhjet parlamentare, sipas vlerësimit  të qeverisë së Rusisë, nuk do të ndryshojë asgjë  në rezultatin e votimeve. Nje zëdhënës i kryeministrit Vladimir Putin deklaroi që akuzat për mashtrim të zgjedhjeve nuk vë në diskutim "në  asnjë mënyrë" ligjshmërinë e zgjedhjeve ose  rezultatin e përgjithshëm. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara