Arkiv-Lajme të përditësuara
Fëmijëri mes varresh për të fituar bukën e gojës
Fundjavave i gjen gjithnjë plot Varrezat e Tufinës. Dhjetëra njerëz vijnë të kujtojnë të afërmit që nuk janë më në jetë. Tufa lulesh, qirinj të ndezur, lot e më së shumti heshtje, e cila bëhet edhe më e fortë këto ditë të ftohta. Pavarësisht mungesës së sistemit të varreve e gjithfarëlloj krijimesh, ngjyrash e kangjellash, që vetëm në Shqipëri mund t’i shohësh, të transmetohet vetëm një ndjesi gri e fuqishme që të nxit të largohesh shpejt, për t’iu rikthyer jetës. E, në këtë tollovi mendimesh, zëri i një fëmije është gjëja e fundit që pret të dëgjosh pikërisht aty.
"Gafa" e Ramës, në akuzë Kastriot Islami
Në disa media dy ditë më parë është publikuar një lajm, ku nënvizohet një “gafë” e kreut të PS-së, Edi Rama, gjatë vizitës së këtij të fundit në Kosovë.
Këto gazeta kanë shkruar se Rama kishte kërkuar takim me Ramush Haradinajn, në një kohë që ky i fundit ndodhet i burgosur në Hagë, në pritje të gjykimit. Mediat në fjalë i referohen një e-maili, ku Partia Socialiste i kërkon vëllait të liderit të AAK-së takim, por nga sa është zbuluar së fundi nga selia rozë, e-maili nuk përmban as sigël dhe as burim nga Partia Socialiste.
Turqia: Siria rrezikon sigurinë rajonale, nuk do rrimë duarkryq
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu deklaroi se Turqia nuk dëshiron të përzihet në punët e brendshme të Sirisë, por shtoi se nuk mund të rrijë duarkryq sa kohë siguria e rajonit është e ekspozuar ndaj rrezikut.
"Turqia nuk ka dëshirë të përzihet në punët e brendshme të asnjë shteti, por përderisa paraqitet rrezik për sigurinë rajonale, atëherë ne nuk do të mund të lejojmë luksin që të qëndrojmë mënjanë dhe të vëzhgojmë", tha kryediplomati turk.
Britani, kritika ndaj Cameron
Zëvendëskryeministri i Britanisë së Madhe, Nick Clegg, sulmoi David Cameron për veton e tij ndaj traktatit të ri të BE-së, me pretendimin se izolon vendin.
Burime pranë liderit të liberal-demokratëve thanë për BBC se Clegg i ka bërë të qartë shefit të qeverisë se lëvizja e tij nuk ka qenë në të mirë të interesave kombëtare.
Lëvizja e Clegg është dukur e çuditshme, duke patur parasysh që fillimisht ai e mbështeti mospjesëmarrjen në traktatin e ri europian dhe u bë pjesë e bisedimeve për qëndrimin që duhej mbajtur.
Rrjeti televiziv amerikan CNN: Kriza shtyn grekët në rrugë
Nën titullin "Kriza shtyn grekët në rrugë," rrjeti amerikan CNN ka evidentuar në Greqi një kategori të re shoqërore, që është krijuar së fundi si rezultat i krizës ekonomike.
Reportazhi dhe videoja shokuese paraqet qytetarë në rrugët e Athinës, që kanë gjetur një strehë në qoshet e kryeqytetit për të kaluar orët. Shumica e këtyre njerëzve janë qytetarë, që deri disa muaj më parë kishin një shtëpi dhe një punë.
Marrëveshje historike për klimën
Bisedimet e stërzgjatura për klimën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara më në fund u konkretizuan me një marrëveshje të përbashkët.
Bashkimi Europian do të reduktojë emetimin e karbonit dhe substancave të tjera në ajër brenda normës së përcaktuar më parë në Protokollin e Kiotos, një kërkesë kryesore për vendet e zhvilluara.
Bisedimet për një marrëveshje të re që do të përfshijë të gjithë vendet e botës do të nisë vitin e ardhshëm, për t’u finalizuar në 2015-n. Ajo do të hyjë në fuqi vetëm pas 2020-s.
Jemen: Bën betimin qeveria e bashkimit kombëtar
Nënpresidenti i Jemenit i bëri thirrje anëtarëve të qeverisë së re të bashkimit kombëtar të heqin dorë nga dallimet e tyre politike dhe të përqëndrohen në çështjet kryesore të vendit.
Abd al-Mansur Rabuh Hadi i bëri këto komente sot, menjëherë pasi qeveria e re u betua zyrtarisht gjatë një ceremonie në kryeqytetin e vendit, Sana.
Sipas agjensisë shtetërore të lajmeve SABA, ai gjithashtu tha se detyra e parë e qeverisë është të krijojë një atmosferë ku mund të bëhet pajtimi.
Pakistan, qeveria bisedime me talebanët
Talebanët në Pakistan kanë nisur bisedimet për paqen me qeverinë e vendit, ka bërë të ditur numri dy i fraksionit të guerrilasve.
Maulvi Faqir Mohammad deklaroi se në fokus të bisedimeve ishte zona tribale e Baxhaurit, në kufi me Afganistanin, dhe shtoi se dialogu ishte i suksesshëm.
Ai tha se bisedimet mund të përfshijnë edhe zona të tjera dhe shtoi se 145 të burgosur talebanë janë liruar si shenjë e vullnetit të mirë nga autoritetet, të cilat dëshirojnë një armëpushim.
Bode e pranon: Amnistia dështoi
Amnistia fiskale nuk është më pjesë e listës së sukseseve të lakuara nga qeveria. Në kohën kur kanë mbetur vetëm tri javë nga mbyllja e saj, duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç pritej dhe këtë konfirmim e dha dje kreu i Financave, Ridvan Bode. Ministri i pranishëm në një aktivitet të organizuar nga Ministria e Bujqësisë ia faturoi këtë pjesë të dështimit mungesës së konsensusit politik dhe kundërshtive të opozitës.
Festat dhe sezoni, "stimulojne" rritjen e çmimeve
Produktet ushqimore kanë pësuar rritje të lehtë gjatë fillim muajit dhjetor kundrejt fundit të muajit nëntor .
Sipas të dhënave zyrtare nga dikasteri i Bujqësisë, krahasuar me javën e fundit të muajit nëntor, gjatë dy javëve të para të dhjetorit çmimet e ushqimeve janë rritur afro 0.3%.