Arkiv-Lajme të përditësuara
Euro "ripozicionohet" sërisht kundrejt Lekut
Kursi i këmbimit ka pësuar luhatje të ndjeshme në dy ditët e fundit, duke sjellë monedhën e përbashkët evropiane euro, të forcohet kundrejt Lekut.
Absurdi ekonomik shqiptar
Rritja e lartë ekonomike ka qenë treguesi i trumbetuar nga të gjitha qeveritë në Shqipëri si suksesi më i madh ekonomik.
Në dhjetëvjecarin e fundit, ekonomia shqiptare është rritur mesatarisht me 5.5 deri në 6 për qind në vit, në dukje një nga normat më të larta në rajon. Por a ka mjaftuar ky ritëm i zhvillimit, të rrisë mirëqënien e shqiptarëve njëlloj si fqinjët e tyre në Ballkan? Te dhenat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, tregojne sa janë rritur të ardhurat për frymë në rajon sipas standardit të fuqisë blerëse krahasuar me vitin 2000.
Rusi, fiton zyrtarisht partia e Putin, priten protesta
MOSKË- Gazeta zyrtare ruse publikoi sot rezultatet zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorit, duke konfirmuar fitoren e partisë në pushtet Rusia e Bashkuar me 49,32 për qind të votave, ndërkohë që opozita po bëhet gati të mbledhë mijëra manifestues për të denoncuar manipulimet.
Sipas këtyre rezultateve të publikuara nga "Rossiïskaïa Gazeta", që prakikisht nuk ndryshojnë nga rezultatet paraprake të publikuara të hënën, partia e kryeministrit Vladimir Putin ka një mazhorancë absolute me 238 mandate ndër 450 në Duma, Dhoma e Ulët e parlamentit.
Tre gra nderohen në ceremoninë e dhënies së çmimit Nobel për paqen
Sot në Oslo të Norvegjisë u mbajt ceremonia e dhënies së çmimit Nobel për paqen. Fitueset e këtij viti janë e para grua presidente në një vend afrikan, një veprimtare liberiane paqeje dhe një veprimtare e të drejtave të njeriut nga Jemeni. Këto gra të jashtëzakonshme bëhen pjesë e një grupi shumë të veçantë.
Siri, 44 persona të vdekur gjatë protestave
Të paktën 44 persona humbën jetën, të premten në Siri, pas shtypjes së protestave. Lajmi është mësuar nga televizionet arabe, të cilët citojnë aktivistë te të drejtave të njeriut.
Numri i të vrarëve, i shtohet bilancit prej mijëra viktimash në Siri. Sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Mun konfirmoi se jane mbi 4000 te vrare.
Raporti i Mjaft: Ministritë më pak transparente me publikun
TIRANË- Ministritë vazhdojnë të mos jenë transparente me publikun, madje në 2 vitet e fundit ka pasur një ulje të dukshme. Në këtë konkluzion ka dalë raporti më i fundit për periudhën 2009-2010, për monitorimin publik të ministrive, i prezantuar nga lëvizja Mjaft.
Dempsi: Eurozona, alarm për trazira civile
Oficeri më i lartë i ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsi, u shpreh "jashtëzakonisht i shqetësuar" lidhur me qëndrueshmërinë e euros për shkak të potencialit për trazira civile dhe shpërbërjes së Bashkimit Evropian.
Shkollat, KE: Në Shqipëri duhet investim 25 milionë euro
TIRANE- Institucionet arsimore në gjithë vendin tonë kanë një sërë problemesh. Sipas një projekti të financuar nga Komisioni Europian, Shqipërisë i duhet që të bëjë një investim rreth 25 milionë euro për të përmirësuar kushtet e godinave të institucioneve shkollore në vend.
Nëpërmjet këtij projekti është bërë një monitorim i 4700 institucioneve arsimore, kopshte, shkolla 9-vjeçare dhe gjimnaze ku të gjitha kanë dalë me probleme të mëdha, si në zonat rurale dhe ato urbane.
Protestat pro-demokracisë e vënë Putinin dhe Rusinë në udhëkryq
A po zhvendoset Pranvera Arabe drejt veriut për t’u bërë Dimri Rus? Ndërkohë që sot në mbarë Rusinë zhvillohen demonstrata, korrespondenti i Zërit të Amerikës, Xhejms Bruks, na informon nga Moska se vendi më i madh i botës mund të ndodhet në udhëkryq.
"The guardian": Grekët nuk janë dembelët e Evropës
ATHINE - Bie "miti" që është krijuar dhe dëgjuar shpesh, sipas të cilit, grekët punojnë më pak se kushdo tjetër në Bashkimin Evropian.
Sipas një artikulli në gazetën britanike “The Guardian”, i cili i referohet statistikave të Eurostat, grekët jo vetëm që nuk janë njerëz "dembelë" sic karakterizohen shpesh, vecanërisht kohët e fundit, por punojnë më shumë orë se cdo popull tjetër i BE.
Të dhënat tregojnë se Greqia renditet e para së bashku me Austrinë për orët e punës në javë.