Dempsi: Eurozona, alarm për trazira civile

Postuar në 10 Dhjetor, 2011 05:09

Oficeri më i lartë i ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsi, u shpreh "jashtëzakonisht i shqetësuar" lidhur me qëndrueshmërinë e euros për shkak të potencialit për trazira civile dhe shpërbërjes së Bashkimit Evropian. 

"Ne jemi të shqetësuar jashtëzakonisht për shëndetin dhe qëndrueshmërinë e euros për shkak se në një farë mënyre jemi të ekspozuar në lidhje më një sërë kontratash pune por edhe për shkak të potencialit të trazirave civile dhe shpërbërjen e Bashkimit Evropian", u shpreh gjenerali sipas të cilit ishte e paqartë nëse hapat e fundit të ndërmarra nga liderët e BE-së do të jenë të mjaftueshme për ta mbajtur të bashkuar eurozonën. 

Kreu i Shtabit të Forcave të Armatosura në SHBA i kreu këto deklarata në një eveniment të organizuar nga Këshilli i Atlantikut, një organizatë joqeveritare në Uashington. "Eurozona është në rrezik të madh," deklaroi ai. "Unë e di se ata kanë marrë disa masa me 17 anëtarët e eurozonës në përpjekje për të bashkuar politikën monetare dhe fiskale. Por është e paqartë, për mua të paktën, nëse kjo do të arrijë në fakt ta mbajë së bashku". Ushtria amerikane ka më shumë se 80.000 trupa dhe 20.000 punonjësve civilë në Evropë, shumica me bazë në Gjermani.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.