Arkiv-Lajme të përditësuara

Kriza, bie punësimi në ndërtim e manifakturë

Postuar në 09 Dhjetor, 2011 04:02

Tre vitet e krizës kanë shkaktuar një reduktim të ndjeshëm të numrit të vendeve të punës në ndërtim, industri përpunuese, transport e komunikacion, ndërkohë që punësimi është shtuar në arsim, tregti dhe industrinë e energjisë e ujit. 

Këto janë të dhënat e bëra publike nga statistikat zyrtare që grumbullohen nga administrata dhe raportohen nga Instituti i Statistikave, pasqyruar në numrin e së premtes të gazetës “Shqip”.

Oketa: Kundër shembjes së Piramidës, është pikë referimi për të rinjtë

Postuar në 09 Dhjetor, 2011 03:59

Gazmend Oketa e quan një vlerë arkitektonike ndaj shpreh sërish qëndrimin e tij kundër prishjes së Piramidës. Ish-ministri i Mbrojtjes, deputeti i Partisë Demokratike, me profesion inxhinier ndërtimi është shprehur sërish kundër prishjes së Piramidës, një objekti me vlera arkitektonike dhe pikë referimi për takimet e të rinjve. 

Traktati i ri përçan BE-në, Britania vendos veton

Postuar në 09 Dhjetor, 2011 03:57

BRUKSEL – Dështojnë përpjekjet për ndryshimin e traktatit të Bashkimit Europian, për të zgjidhur krizën në eurozonë. 
27 vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk ranë dakord për ndryshimin e traktatit të bllokut, për shkak të kundërshtimeve të Britanisë, e cila vendosi veton kundër këtij traktati.

Duke folur pas bisedimeve të gjata në Bruksel, presidenti Sarkozy u shpreh se 17 vendet anëtare të Eurozonës dhe gjashtë të tjerët do të punojnë për një marrëveshje të veçantë. 

Euro, Sarkozi: Rreziku i shpërbërjes, kurrë kaq i madh

Postuar në 08 Dhjetor, 2011 12:35

BRUKSEL- Rreziku i shpërbërjes së Europës nuk ka qenë kurrë kaq i madh për Europën. Ka qenë ky paralajmërimi që ka bërë vetë presidenti i Francës Nikola Sarkozi, gjatë fjalimit të mbajtur në kongresin e 20-të të Partive Popullore Europiane. 

Sipas tij, Europa nuk ka qenë kurrë në rrezik kaq të madh. “Europa po përballet me një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme. Asnjëherë rreziku i shpërbërjes nuk ka qenë kaq i madh”- tha Sarkozi. Sic tha ai, ekonomitë e eurozonës kanë ende disa javë kohë për të vendosur, por se koha po punon kundër tyre. 

Hillary Clinton: Liria e lëvizjes duhet të rikthehet në Veri

Postuar në 08 Dhjetor, 2011 12:17

 

Sekretarja amerikane e shtetit tha sot se bllokimi i rrugëve në Veri të Kosovës nga disa radikalë serbë, e ka vendosur rajonin në një pozicion shumë të vështirë.

“Ne e dënuam dhunën kundër forcave të KFOR-it dhe rikonfirmuam qëndrimin tonë se liria e lëvizjes duhet të rikthehet për KFOR-in, për misionin e Bashkimit Evropian, EULEX dhe të gjitha palët e tjera në Veri”, tha zonja Clinton.

Ballkani ishte një nga temat e takimit ministerial të NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara shprehën mbështetjen për KFOR-in, si edhe integrimin euro-atlantik të rajonit.

BQE ul me 0.25 % normën bazë të interesit

Postuar në 08 Dhjetor, 2011 11:57

BRUKSEL- Banka Qendrore Europiane ka ulur normën bazë të interesit për euron në nivelin më të ulët historik prej 1%, ashtu sic pritej edhe nga tregjet financiare ndërkombëtare. Ulja me 0, 25% e kostos së euros ndodh ndërsa kriza dhe recensioni kërcënojnë Eurozonën.

Vendimi i Bankës Qendrore Europiane është marrë pak përpara zhvillimit të samitit të BE-së, ku do të përpilohet një plan për shpëtimin e monedhës europiane. Sytë e të gjithëve do të përqendrohen tek presidenti i BQE-së, Mario Drahgi i cili do të dalë në një konferencë për shtyp pas takimit.

Greqi, supermarketet në Larisa, “pagë në natyrë” punonjësve

Postuar në 08 Dhjetor, 2011 11:55

LARISA - Kriza që ka pllakosur Greqinë, i detyron sipërmarrësit dhe biznesmenët të mendojnë mënyra nga të ndryshmet për të mbijetuar, për të zvogëluar sa të jetë e mundur shpenzimet, në mënyrë që të mbrojnë bizneset e tyre nga më e keqja, falimentimi. 

Në kohët e vështira që po jetojnë bizneset greke, idetë janë nga më të cuditshmet, dhe njëra prej tyre është edhe gjetja e mënyrave alternative për të paguar punonjësit. 

“Gjermanishtja, gjuhë e dytë në shkolla”

Postuar në 08 Dhjetor, 2011 07:05

Gjermanishtja pritet të futet si gjuhë e dytë në shkollat e mesme dhe universitete. Pas anglishtes, e cila vitet e fundit ka pasur prioritet në politikat arsimore, Ministria e Arsimit po sheh mundësinë e integrimit e gjermanishtes në kurrikulat mësimore. Ministri Myqerem Tafaj tha dje se futja e gjuhës gjermane si gjuhë e dytë në shkollat e mesme dhe në universitetet publike do të jetë një ndër prioritetet e Ministrisë së Arsimit. Ai e cilësoi si të suksesshëm projektin dygjuhësh në shqip dhe gjermanisht, i aplikuar në katër shkolla në kryeqytet.

Inflacioni vjetor zbret në 2.9 për qind

Postuar në 08 Dhjetor, 2011 06:34

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në terma vjetorë shënoi nivelin 2.9 për qind gjatë muajit nëntor, me një rënie të lehtë në krahasim me tetorin, ka bërë të ditur Instituti i Statistikave dje. 

Çmimet e grupit ushqime dhe pije joalkoolike u rritën me 3.5 për qind në krahasim me një vit më parë, ku çmimet e bukës dhe drithërave shënuan rënien më të madhe me 8.7 për qind, ndërkohë që zarzavatet kanë shënuar një rënie të pazakontë prej 8.6 për qind. 

Putin akuzon SHBA: Organizuan protestat në Rusi

Postuar në 08 Dhjetor, 2011 06:23

MOSKË- Kryeministri Rus Vladimir Putin ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se qëndrojnë pas protestave që pasuan zgjedhjet parlamentare në vend. 

“Sekretarja amerikane Klinton u dha sinjal aktivistëve të opozitës, ata e dëgjuan këtë sinjal dhe nisën punën aktive”,- deklaroi Putin duke u cituar nga agjencia e lajmeve Reuters. 

Ndërkohë në mbarë vendin kane vijuar protestat dhe arrestimet. Në Shën Petërsburg sipas njoftimeve të agjencive përsëri janë arrestuar të paktën 100 kundërshtarë të qeverisë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara