Arkiv-Lajme të përditësuara
NASA zbulon një planet të ngjashëm me Tokën
Nasa ka zbuluar përmes vëzhgimeve dy-vjeçare me teleskopin Kepler, një planet të ri, të ngjashëm me Tokën.
Ky planet jashtë sistemit tonë diellor, ka përmasa edhe më të mëdha se Toka dhe shkencëtarët thonë se ai mund të jetë vendi ideal për të jetuar.
Mendohet se ai ka temperaturë të butë në sipërfaqe, rreth 22 gradë Celsius, pra atje nuk është as shumë ftohtë dhe as shumë nxehtë dhe uji, substanca e domosdoshme për jetën atje nuk ngrin dhe as nuk vlon.
Tropojë, pothuajse gjysma e banorëve me asistencë sociale
Greqi, "Molotov" dhe kimikate në protestat për kujtim të Aleksit
ATHINE - Mijëra studentë u mblodhën sot në Athinë për të nderuar kujtimin e Aleksis Grigoropulos, tre vjet pas vrasjes së tij nga një plumb policie.
Protestuesit qëlluan me shidhe dhe gurë mbi policinë, ndërsa kur mbërritën përpara Parlamentit, ata hodhën edhe koktejle Molotov.
Policia u kundërpërgjigj duke përdorur kimikate kundër protestuesve.
Nuk munguan edhe këtë herë persona të maskuar, që provokonin e sulmonin ashpër forcat e policisë.
Durrës, zbulohen predhat e Luftës II Botërore
Gjatë punimeve për ndërtimin e një pallati të ri në qytetin e Durrësit, punëtorët kanë zbuluar aksidentalisht dy predha luftarake.
Predhat janë gjetur gjatë hapjes së themeleve dhe mendohet se i përkasin Luftës së Dytë Botërore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje duke izoluar zonën. Në një perimetër të gjërë, uniformat blu kanë bllokuar lëvizjen e njerëzve me frikën se predhat mund të plasin.
Pas marrjes së masave të para, të sigurimit të jetës së banorëve përreth dhe shpërnguljes së punëtorëve, është kërkuar ndihma e ekspertëve xhenierë.
Euro bie në 136.31 lekë
Leku shqiptar shënoi një fitore tjetër kundrejt euros dhe dollarit dhe u forcua dje me 1.4 për qind, ndërsa shqiptarët vijuan të shesin eurot e tyre nga frika e pabazuar e shpërbërjes së monedhës së përbashkët europiane.
Sipas kursit fiks të publikuar nga Banka e Shqipërisë, euro kushtoi dje 136.31 lekë, afro 2 lekë më pak se sa kushtonte të premten, ndërsa dollari kushtoi 101.52 lekë, 1 për qind më pak se të premten.
Në Irak 25 të vrarë nga sulmet me bomba
Nga Iraku raportohet se së paku 25 vetë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga sulmet e djeshme me bomba, që për cak kishin pelegrinët shiitë. Në sulmin më vdekjeprurës, së paku 16 vetë janë vrarë nga eksplodimi i një makine të mbushur me materie shpërthyese, afër qytetit Hilla. Pelegrinët ishin sulmuar edhe në qytetet Latifija, Mahavil dhe në Bagdad. Këto sulme në pjesën qendrore të Irakut u bënë një ditë para se festimet fetare shiite Ashura ta arrijnë kulmin.Me këtë festë, shiitët e përkujtojnë vdekjen e nipit të Profetit Muhamed, Imam Huseini.
S&P parashikon heqjen e notës maksimale për 6 vende të zonës euro
UASHINGTON- Agjencia amerikane e vlerësimit financiar Standard & Poor's njoftoi sot se parashikon të ulë vlerësimin për aftësinë shpëtuese afatgjatë të gjashtë vendeve të zonës euro të vlerësuara me notën maksimale "AAA" dhe ato të nëntë vendeve të tjera të zonës.
Zgjedhjet, protesta kundër Putin në Moskë
Disa mijëra njerëz kanë protestuar në rrugët e Moskës duke bërtitur "Poshtë Putin", “Rusia pa Putin” apo “Revolucion”, pasi vëzhguesit ndërkombëtarë folën për shkelje flagrante në zgjedhjet parlamentare në Rusi.
Disa përleshje u raportuan dhe policia ruse tha se ka arrestuar më shumë se 300 protestues.
OSBE-ja deklaroi më parë se votimi ishte manipuluar në favor të partisë së kryeministrit Vladimir Putin, “Rusia e Bashkuar”.
Ndërsa në deklaratën e tij Presidenti Dmitry Medvjedev këmbënguli se zgjedhjet ishin të drejta dhe demokratike.
Greqi, 55 000 biznese do mbyllen në 2012 për shkak të krizës
ATHINE - Gjithnjë e më e rëndë bëhet situata e bizneseve në Greqi dhe më i zymtë duket parashikimi për ecurinë e tyre në kushtet e krizës ekonomike që po përjeton ky vend.
Sipas një studimi të kryer nga Konfederata Kombëtare e Tregtisë, 55 000 biznese të vogla pritet të mbyllen gjatë vitit 2012, vit që do karakterizohet gjithashtu nga rënia e shitjeve dhe të ardhurave.
Në raportin vjetor mbi tregtinë greke gjatë vitit 2011, kishte edhe të dhëna të tjera pesimiste.
Itali, skandali me plehrat
Çështja e trajtimit të mbeturinave në Itali mbetet gjithnjë aktuale. Vetëm këtë javë që po mbyllet, një skandal përfshiu një sërë anëtarësh të Këshillit Rajonal të Lombardisë, që duket se kanë marrë ryshfete për të favorizuar qarkullimin e mbeturinave të rrezikshme pa respektuar ligjet e rrepta në këtë fushë.
E ndërkohë, Bashkimi Europian i ka dhënë vetëm dy muaj kohë përpara se të aplikojë sanskionet për Napolin, qyteti ku problemi i plehrave mbetet një plagë e vërtetë.